Albtelekom asnjë investim në rrjet, qytetarët ankohen për ndërprerje sinjali

Hiqet kodi 122 për informimin e abonentëve
Një ndër problemet e shumta me të cilat po përballen qytetarët dhe që karakterizon shërbimin telefonik fiks të ofruar nga Kompania Albtelekom, është edhe ndërprerja e sinjalit telefonik në mënyrë të njëtrajtshme. Sipas qytetarëve, të paktën disa herë në muaj, telefoni i tyre familjar është gjendur pa sinjal telefonik. Dhe për këtë ndërprerje, jo vetëm që nuk janë njoftuar më parë nga kompania, por teknikët e kompanisë kanë shkuar disa ditë me vonesë për të riparuar defektin. Mendohet, se për ndërprerjen e sinjalit telefonik, shkak parësor është infrastruktura e vjetruar teknike dhe mungesa e investimeve në rrjet. Megjithatë, në tërësinë e shërbimeve që Kompania Albtelekom u ka mohuar abonentëve të saj, bën pjesë edhe numri i shërbimit ndaj klientit 122, nëpërmjet të cilit abonentët kishin mundësi të informoheshin mbi funksionimin ose jo të shërbimit telefonik për kryerjen e thirrjeve. Ky shërbim, i cili funksiononte deri në viti 2008, sipas Kompanisë Albtelekom, është zëvendësuar me një numër tjetër, ndërkohë pretendohet se numri i ri gjendet i shkruar në faturë. Megjithatë, asnjë qytetarë nuk ka asnjë lloj informacioni për shërbimin e ri, i cili ka zëvendësuar numrin 122. Kështu, sa herë që abonenti nuk ka sinjal telefonik në aparatin e tij, i është hequr e drejta për tu informuar, nëse defekti është i përgjithshëm për një grup abonentësh, apo vetëm i përket atij. Ky fenomen, natyrisht vështirëson edhe rrugët e komunikim të konsumatorit, për të lajmëruar teknikët e kompanisë për ndërprerjen e sinjalit. Ndërkaq, ky shërbim është i përcaktuar si në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, ashtu edhe në kontratën e nënshkruar midis qytetarit dhe kompanisë. Deri më tani, ashtu siç nuk është dhënë edhe për shërbimet e tjera, nuk është dhënë asnjë arsye apo shpjegim mbi heqjen e këtij shërbimi, së pari si detyrim ligjor, pastaj si detyrim moral. Për sa i përket cilësisë së shërbimit, të cilës i zbeh imazhin ndërprerja e sinjalit, e sidomos rikthimi me vonesë i tij, qytetarët shprehen se jo rrallëherë, gjatë procesit të thirrjeve, ndodh që bie vetëm një herë zilja dhe ndërpritet në çast. Ndërsa në raste të tjera, gjatë kryerjes së thirrjeve shfaqen zhurma për një kohë të gjatë. Ndërprerja e sinjalit, sipas qytetarë konstatohet në çdo kohë dhe ai zgjat 3 ditë deri në një javë. Ata shprehen se teknikën e Albtelekomit, të cilët janë në dispozicion për anomalitë në shërbimin e telefonisë fikse, vijnë me shumë vonesë, pasi të ketë shkuar qytetari disa herë në pranë zyrave përkatëse të kompanisë. Ndonëse ka pasur reagime të shpeshta si nga qytetarët që e vuajnë direkt cilësinë e shërbimit, gjithashtu edhe nga SHKSH-ja, Kompania Albtelekom nuk ka marrë asnjë masë për rikthimin e shërbimeve dhe për rritjen e investimeve në rrjet. Megjithatë, me dhjetëra qytetarë, ankohen çdo ditë pranë zyrave të kompanisë, si për ndërprerjen e sinjalit, për faturat telefonike, ashtu dhe për bllokimin kodit * 3.9?, i cili maste shpejtësinë e impulseve. Gjithashtu, ky kod kontrollonte kohëzgjatjen dhe koston e bisedës. Në lidhje me heqjen e numrit 122 dhe për ndërprerjet e shpeshta të sinjalit telefonik, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të kryeqytetit, ka reaguar edhe ZMK-ja bashkë me Avokatin e Popullit, duke i tërhequr vëmendjen kompanisë që të rrisë nivelin e cilësisë së shërbimit, gjithashtu këtu dy institucione kërkojnë që shërbimet e mohuara tu rikthehen qytetarëve.
Heqja e numrit 122
Në listën e shërbimeve që Kompania Albtelekom u ka mohuar qytetarëve (konsumatorëve), përfshihet edhe heqja e numrit 122, nëpërmjet të cilit abonenti kishte mundësi të njoftohej nëse kishte apo jo sinjal telefonik. Gjithashtu, ky kod shërbente edhe për të njoftuar për ndërprerjen e sinjalit. Ashtu si të heqja e shërbimeve të tjera edhe ky numër u bllokua në mënyrë arbitrare dhe pa i njoftuar abonentët më parë. Sipas kompanisë, numri është zëvendësuar me një numër tjetër, i cili gjendet i shënuar në faturën telefonike, por qytetarët nuk e vërtetojnë këtë gjë. Me heqjen e këtij numri, pa dyshim, rikthimi telefonik fiks dhe ndërhyrja në kohë e teknikeve të kompanisë vështirësohet më tej.
******************************************
Albtelekom asnjë investim, gati për shitje
Pas mungesës së investimeve, heshtjes së gjatë dhe zhdukjes së shërbimeve ndaj abonentëve, fshihet arsyeja e shitjes së Kompanisë Albtelekom. Ndërkaq, shteti i ka vendosur si sanksion për këtë shitje 5 milion euro, shumë e cila jo vetëm që nuk e pengon shitje, por madje edhe stimulon atë, pasi shuma e shitjes parashikohet të shkojë 150 milion euro. Kështu, sanksioni i vendosur është një shumë qesharake, kur e krahasojmë me vlerën e shitjes. Gjithashtu, sanksioni është një shumë qesharak edhe kur e krahasojmë me vlerën e blerjes së Albtelekom, me investimet e bëra në infrastrukturën e rrjetit dhe me fitimet e përfituara që nga koha e privatizimit. Tashmë kuptohet se kompania e vetme e telefonisë fikse në vend, po kthehet në një plaçkë fitimprurëse, e cila kalon dorë më dorë ku secili thellon më tej diskriminimin ndaj abonentëve. Megjithatë, të humbur në këtë lojë janë gjithmonë qytetarët, të cilët vuajnë çdo ditë mungesën e shërbimeve të telefonisë fikse, gjithashtu vlerat e larta të faturave telefonike.