E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom rrit sërish çmimet për impulset dhe pajtimin

Pajtimi mujor bëhet 530 lekë nga 430 lekë

Tarifat e thirrjeve lokale brenda rrjetit Albtelekom, në brezin orar të zakonshëm, do të rriten në 3.6 lekë, nga 3 lekë që janë aktualisht. Rritja prej 0. 6 lekësh për çdo thirrje brenda rrjetit do të hyjë në fuqi në shtator. Vendimi është miratuar edhe nga Autoritetit

të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Një tjetër rritje me të cilën do të përballen abonetët e telefonisë fikse është edhe ajo e pajtimit mujor. Kështu që nga data 1 shtator tarifa e pajtimit mujor do të arrijë në 530 lekë, nga 430 lekë që është aktualisht. Tarifat e thirrjeve lokale brenda rrjetit Albtelekom, në brezin orar të zakonshëm, do të rriten në 3.6 lekë, nga 3 lekë që janë aktualisht.  Ulje do të pësojnë tarifat e thirrjeve kombëtare brenda rrjetit Albtelekom, që do të bien në 7.7 lekë, nga afro 9 lekë që kushtojnë aktualisht. Tarifat e reja u vendosën në kuadër të shpalljes përsëri të Albtelekom si operator me fuqi të ndjeshme në treg, çka e bën shoqërinë më të madhe të telefonisë fikse subjekt të rregullimit të tarifave me shumicë dhe me pakicë.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Shtune, 31 Korrik 2010 19:47

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›