E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermir Grezda: Vodafon zvarrit punimet për interesat e reklamës

Skulptori pohon se vepra e artit nuk mund të vazhdojë të jetë e mbërthyer nga imazhi i kompaninë celulare

Projekti restaurues që ka përfshirë Mozaikun në Muzeun Historik Kombëtar, vijon që të ngjallë reagime tek emrat e artit dhe kulturës shqiptare. U bënë disa ditë që në gazetë po flasin personalitete të artit dhe kulturës, të cilët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse

që të nisë sa më shpejt restaurimi dhe Mozaiku të çlirohet nga skelat dhe nga baneri i kompanisë celulare Vodafon, e cila në sajë të këtij projekti po i zgjeron çdo ditë dhe më shumë përfitimet e saj. Në vijim të emrave të artit, të cilët kërkojnë që kjo vepër arti të kthehet sa më pranë qytetarëve, flet dhe skulptori dhe piktori i njohur Ermir Grezda. Si një prej emrave që ka dhënë një kontribut të çmuar në artin shqiptar, i cili e vijon këtë traditë të familjes Grezda, ai pohon se Ministria e Kulturës dhe Bashkia së bashku të akordojnë punën në mënyrë që tek kjo vepër që ndodhet në qendër të qytetit të nisë restaurimi. Në një intervistë dhënë për gazetën prof. Grezda pohon se: Mozaikut iu bë shumë kohë, që i është zënë fyti dhe tashmë ai pret që të çlirohet nga skelat dhe nga imazhi i kësaj kompanie celulare.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Shtune, 31 Korrik 2010 19:44

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›