Në eurozonë, papunësia mbetet 10%
Statistikat e nxjerra zyra evropiane “Eurostat”, tregojnë se përqindja e papunësisë në vendet e eurozonës ka qenë e njëjtë që nga muaji qershor dhe ajo është me 10 për qind të popullsisë aktive.
Sipas të dhënave të “Eurostatit”, ky është muaji i katërt radhazi, që papunësia është në nivelin e 10 për qindëshit, duke qenë njëherësh edhe më e larti që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999.
Teksa në eurozonë thuhet se 15.771 milionë persona janë të papunë, në 27 vendet e Bashkimit Evropian numri i të papunëve ka arritur në 23 062 milionë persona.
Vendet me papunësinë më të madhe janë Spanja dhe Letonia me rreth 20 për qind të popullsisë së aftë për punë.