E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi me i shitur dy javet e para te shkurtit 21 i kengetares Adele

Dy javet e para te muajit shkurt paten disa ngjarje kulturore ne Shtetet e Bashkuara.  Ndonese Tim McGraww ka hyre fuqishem ne treg me albumin e tij Emotional Traffic duke shenuar 68 mije albume te shitur qe ne javen e pare britanikja Adele mbetet ende e pakonkurrueshme duke shitur rreth 116 kopje brenda ketyre dy javesh te albumit 21.

lt--AV--gt

Ylli i muzikes kantri Tim McGraw renditet i pari persa i perket shitjeve te albumeve ne javen e pare  te ketij muaji.  Ai ka shitur rreth 68 mije kopje te albumit te tij Emotional Traffick qe ne javen e pare qe ai u hodh ne treg. Por ndersa ai kryeson javen nuk ka arritur te shkeputet nga vendi i dyte pasi Adele me albumin 21 serish kryeson klasifikimet muzikore me albumin me te shitur per momentin.

Sipas klasifikimeve te regjistruara nga Nielsen SoundScan albumi 21 i Adeles eshte shitur ne rreth 116 mije kopje gjate javes se pare te shkurtit duke e mbajtur ate ne krye te klasifikimeve muzikore per 18 jave rresht. Ne 10 albumet e tjera me te shitura ne dy javet e para te shkurtit jane Lamb of Gods Resolution ne vend te trete si dhe 2012 Grammy Nominees ne vend te 4.

Ne 10 shkurt Fondacioni Kujdesi per muzikesn nderoi me cmim  Paul McCartneyn 14 here fitues te cmimeve Grammy.  Te ftuar ne ceremoni ishin disa prej emrave me te njohur te muzikes si Diana Krall Tony Bennett Coldplay Alicia Keys Katy Perry. Te ardhurat e ketij organizimi shkojne per te ndihmuar financiarisht muzikantet ne veshtiresi  ose duke iu ofruar atyre qe kane nevoje per ndihme mjekesore apo qe po kalojne situata jo te mira personale.

Kengetarja dhe krijuesja e kengeve rrok Sheryl Crow feston 49 vjetorin e lindjes. E lindur ne Misuri ajo u zhvendos ne Los Angelos ne vitet 1986 dhe nisi karierren e saj si kengetare shoqeruese e Michael Jacksonit me turin Bad. Albumi i pare i Sheryl Crow me titull  Tuesday night music club u hodh n treg ne vitin 1993. Albumi i dyte i saj me titull Sheryl Crow  u publikua ne vitin 1996.  Ne albumin e vitit 2002 me titull  Cmon Cmon ajo ka bashkepunuar me artiste te mirenjohur si Don Henley Stevie Nicks Lenny Kravitz dhe Natalie Maines. Ne vitin 2005 ajo fitoi cmimin Grammy per albumin me titull Wildflower per albumin me te mire te muzikes Pop.  Sheryl Crow ka marre pjese ne shume organizime per ceshtje humanitare si per uraganin Katrina ashtu edhe per termetin ne Haiti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›