E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktoret kandidate per cmimet Oscar

5 aktore jane ne garen per cmimin Oscar kete vit.  Te gjitha kane interpretime te fuqishme dhe cilesore megjithate kritika ka nisur te pikase dallimet mes tyre.

Ne filmin Java ime me Merlinin  Michelle Williams e magjeps shikuesin ne rolin e Marilyn Monroes. Filmi tregon nje jave nga jeta e Merlinit gjate xhirimeve te filmit te saj The Prince and the showgirl me Laurence Oliverin ne Angli. Historia eshte rrefyer nga kendveshtrimi i producentit Colin Clark i cili bie ne dashuri me Marlynin karizmatike por edhe te brishte menderisht.

Williams rrezaton energji dhe seksualitet ndersa ka kapur brishtesine e karkaterit. Por kjo mund te mos jete e mjaftueshme.

Ne filmin Vajza me tatuazh dragoi Rooney Mara sjell nje interpretim imponues si Lisbeth Salander nje pirate kompjuterash e cila ndihmon gazetarin Mikael Blomkvist ne kerkimet e tij per nje grua te zhdukur ne Suedi per 40 vjet.

Salander eshte viktime e abuzimit nga meshkujt. Mara na sjell nje personazh me crregullime por edhe nje hetuese brilante. Zemerimi e nxit dhe e fuqizon ate.

Aktorja Rooney Mara fitoi kandidaturen por personazhi i Lizbeth Salanderit eshte jo i kendshme dhe mund ti kushtoje cmimin aktores Mara.

Glenn Close e kandiduar per interpretimin e saj si Albert Nobbs mund te perballet me te njejtat opinione ne garen e saj per cmimin Oscar. Nobbs eshte i cuditshem dhe patetik.

Albert eshte nje grua e cila maskohet si burre per te gjetur nje jete me te mire ne shekullin e 19 ne Irlanden e dominuar nga maskilizmi.

Ekziston nje mendim i pergjithshem se Glen Close ka realizuar  rolin e jetes se saj artistike.

Close ka perballe nje konkurrence te veshtire.

Maryl Streep na sjell ate qe mund te ishte dhe roli i nje jete te tere  portretin personal te se moshuares Margaret Thatcher.  Streep na sjell nje grua te brishte te plakur qe lufton me semundjet mendore qe perpiqet te mbaje dinjitetin e saj dhe qe kujtesa i sjell fragmente te jetes se saj te ashper e te paepur.

Per kete rol Streep zoteroi menyrat e sjellje dhe intonacionin e zonjes Thatcher. Ngjashmeria eshte e habitshme... Karkateri i saj eshte shtylla e filmit.

Meryl Streep ka fituar dy cmime Oscar- te fundit 30 vjet me pare- dhe ka qene kandidate 17 here per kete cmim. Shume njerez mendojne se ajo eshte pak e vonuar per nje Oscar te trete.
Por interpretimi i saj i arrire si Zonja e Hekurt nuk mund te erresohet nga antipatia qe mund te ekzistoje per personin real.

Konkurrente e forte ne garen per cmimet Oscar eshte dhe Viola Davis qe interpreton Aibileen Clark ne filmin The Help.  Ajo eshte nje sherbyese afrikano-amerikane e cila rrezikon jeten e saj per te ndihmuar ne botimin e historise se saj dhe te sherbyeseve te tjera afrikano-amerikane qe punonin per familjet e bardha ne Misisipin e viteve 1960.

Viola Davis jep nje interpretim rrenqethes teksa rrefen vuajtjet e grave me ngjyre qe rrisnin femijet e bardhe ndersa femijet e tyre rriteshin vetem.

Nese merr cmimin Oscar ajo nuk do te jete vetem ne naten e ndarjes se cmimeve. Ai cmim do te jete per te gjitha sherbyeset afrikano-amerikane qe punuan per te bardhet. Ky fakt do te jete veshtire te injorohet nga Akadamia e Filmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›