E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi i Boyle më i shituri jashtë vendit

Sipas hulumtimit të revistës britanike ‘Music Week’, Susan Boyle ka arritur që për vitin e dytë radhazi të kryesojë në listën e albumeve më të shitura jashtë Britanisë së Madhe. Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 12:18

‘The Gift’ është shitur në 3.7 milionë kopje jashtë vendit, krahasuar me gjashtë milionë kopje të shitura të albumit të saj debutues ‘I Dreamed A Dream’.

Albumi i Boyle pasohet nga albumi i Sade ‘Soldier of Love’, me 2.3 milionë kopje të shitura dhe nga albumi ‘Sigh No More’ i Mumford and Sons, i cili është shitur në 1.3 milionë kopje.

Albumi ‘The Resistance’ i Muse, i edituar në vitin 2009, radhitet i katërti, me një milion kopje.

‘Going Back’ i Phil Collins, ‘Plastic Beach’ i grupit Gorillaz dhe ‘Some Kind of Trouble’ i këngëtarit James Blunt janë shitur me nga 900,000 kopje.

Albumi ‘Progress’ i grupit Take That, i cili me 1.8 milionë kopje të shitura vitin e kaluar ishte albumi më i shitur në Britaninë e Madhe, jashtë vendit ka arritur të shesë 800,000 kopje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›