Shtëpia e Saddamit
Ngjarja e serialit fillon në vitin 1979, atëherë kur përmes grusht-shtetit të përgjakshëm Hussein merr kontrollin ndaj Irakut. Aty diku fillon edhe përshkrimi i ndikimit të tij politik dhe i rëndësisë së tij historike në shumë skandale diplomatike ndërkombëtare.
Derisa Hussein e krijonte pushtetin e tij, brenda mureve të pallateve të tij gati mbretërore, por edhe në rrugët irakiane, respekti ndaj tij ndërthurej me frikën. Megjithatë, ai e sundoi Irakun për 25 vjet, duke u përballur me presionet brenda dhe jashtë vendit, duke treguar kështu një aftësi të jashtëzakonshme të mbetjes në pushtet. Në fund, shtëpia e Hussein megjithatë filloi të rrënohet, ndërsa ai mbeti i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare.
Miniseriali prej katër episodesh fillon në Bagdad, në vitin 1979. Në episodin e parë, zëvendëspresidenti Hussein dhe aleatët e tij e detyrojnë presidentin, Ahmed Hasan Al-Bakr, që të japë dorëheqje.
Derisa drejton kongresin e partë të partisë së tij Baath, presidenti i ri Hussein i zbulon “tradhtarët” që detyrohen të pranojnë se tentuan një grusht-shtet, dhe të cilët pastaj ekzekutohen nga anëtarët e partisë, që këtë veprim e kishin njëlloj testi të lojalitetit.
Personaliteti i Hussein së shpejti i pushton Irakun. Ndërkohë, përderisa përballet me problemet e tij personale, si vdekja e nënës, sjellja e çmendur e djalit të tij të parë Uday dhe prishja e aleancës me gjysmëvëllanë e tij, Barzan Ibrahim, Hussein prehjen e gjen tek dashnoret e shumta.
Më vonë, familja dhe miqtë e Saddam mblidhen që të festojnë martesën e vajzës së tij, Ragada, me Hussein Camel, një kushëri dhe aleat ky i afërt i Saddam’it. Megjithë festimin, ndjenjat e kobit bëhen gjithnjë e më të fuqishme, sepse xhelozia, rivaliteti dhe paranoja janë ato që shumë shpejt do ta vënë lojalitetin para sprovës.
Episodi i dytë është vendosur në vitin 1988. Edhe pse Iraku ndodhet buzë bankrotimit, Bagdadi kremton fitoren në luftën kundër Iranit.
Uday po feston në një klub nate, duke u dehur dhe duke shtirë në njerëz. Përderisa rritja e eksportit të naftës nga Kuvajti paraqet një sfidë direkte ndaj përparimit të Irakut, një drekë familjare zbulon qarjet brenda vetë familjes së Hussein, përfshirë edhe paranojën e tij se ndonjë tradhtar do të mund ta rrëzonte nga pushteti.
Përhapet lajmi se Saddam e ka marrë Samira’n për grua të dytë, gjë që ka pasoja të pakëndshme. Kjo, ngase përderisa problemet familjare sa vinë e rriten, Kuvajti e sjell Irakun buzë luftës...
Episodi i tretë është vendosur në maj të vitit 1995. Iraku po përballet me pasojat e sanksioneve të OKB’së për shkak të refuzimit të lejimit të inspektimit të armatimit.
Kur inspektorëve më në fund iu lejohet ardhja, fillon loja e maces dhe miut. Për “lojën fshehtazi” është përgjegjës Kusay, trashëgimtari i ri i Hussein, megjithëse kjo lëvizje vetëm sa e tërbojnë diktatorin irakian. Pak para se të vinte koha e shënimit të përvjetorit të fitores ndaj Iranit, Hussein’i i brengosur dhe vëllai i tij ikin përtej kufirit, për të kërkuar azil politik në Jordani. Atje Hussein takohet me zyrtarët e OKB’së dhe të CIA’s, duke iu ofruar atyre informata për pozicionet e armatimit të fshehur irakian, e në shkëmbim kërkon që të vazhdojë me sundimin e Irakut.
Ndërkohë, Hussein bën plane për kthimin në vend - dhe për hakmarrje.
Episodi i katërt i miniserialit televiziv është vendosur në vitin 2003, kur SHBA iniciojnë invadimin e Irakut. Familja presidenciale detyrohet të braktisë pallatin.
Gruaja e parë e Saddam, bashkë me vajzat dhe nipërit e mbesat, shkon në Jordani, prej nga përcjellë me kujdes “gjuetinë” në Saddam’in dhe dy djemtë e tij.
Pjesë e ekipit aktorial ndërkombëtar, mes tjerash, është edhe Igar Naor, i cili luan Saddam Hussein’in. Philip Arditi luan djalin e tij të madh, Uday, kurse Said Taghmaoui luan gjysmëvëllanë e Saddam, Barzan Ibrahim, ndërkaq Christine Stephen-Daly, në rolin e dashnores së Saddam’it, gjegjësisht gruas së tij të dytë, etj.
Miniseriali televiziv“Shtëpia e Sadam” (House of Saddam) është produksion i HBO, i vitit 2008.