E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albumi i ri i Gwen Stefani, në shtator

Gwen Stefani është duke punuar intensivisht rreth albumit të ri të grupit “No Doubt”. Bendi kohët e fundit nëpërmjet Youtube ka vendosur që të njoftojë daljen e shpejtë të albumit të ri, të cilin janë duke e pritur për më shumë se dhjetë vjet. Në mars, Gwen dhe djemtë e grupit festuan 25-vjetorin e ekzistimit, dhe pas disa javëve deklaruan "Albumi i ri del më 26 shtator. Në fakt, 25 shtator".

Në video së bashku me ta ka punuar edhe vëllai i saj, Todd. Stefani kohët e fundit ka regjistruar edhe një tjetër video dhe e publikoi atë në YouTube. Ajo prezantoi këngën “Push and Shove”, të cilën e këndoi në studio. Më vonë i informoi të gjithë adhuruesit e saj nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Stefani deri më tani ka nxjerrë dy albume solo, si dhe një linjë të plotë të modës dhe aromave. Ajo u bë gjithashtu nënë me bashkëshortin Gavin Rossdale (frontmenin e rok grupit alternativ Bush), të dy djemve, Kingston dhe Zuma. A do ta ndryshojë amësia Stefanin, dhe bendin “No Doubt” rreth tematikës së këngëve të tyre, ende nuk dihet? Vetëm koha do ta tregojë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›