Behrami, i zhgënjyer me sezonin

Valon Behrami ka mbetur i zhgënjyer me sezonin që e shfaqi Fiorentina.
Mesfushori kosovar kërkon nga shokët e skuadrës që ta harrojnë sa më shpejt sezonin që përfundoi të dielën, pasi gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishin planifikuar. Madje, klubi Viola deri para disa javësh rrezikonte të bjerë nga Serie A.
“Ishte një kampanjë negative në çdo sens. Ne nuk i morëm rezultatet që i deshëm dhe po e përfundojmë sezonin në pjesën e poshtme të tabelës. Kishim disa javë të vështira. Kjo situatë më bëri që të ngritem lart dhe ta kuptoj se krenaria është vendimtare. Ne më pas nxorëm disa rezultate të mira, falë të cilave shpëtuam”, deklaroi përfaqësuesi zviceran.
Behrami ishte transferuar në Fiorentinë në janar të vitit 2011 nga West Ham Unitedi.