Albumi i ri i kengetares 100 proof

Kengetarja kantri Kellie Pickler kreu nje sere ndryshimesh ne jeten dhe muziken e saj gjate vitit te kaluar. Keto ndryshime jane pasqyruar ne albumin e saj te ri me titull 100 proof i cili ka pak kohe qe eshte hedhur ne treg.
Kelly Pickler thot se ajo ka gjetur me ne fund identitetin e saj krijues ne albumin e saj te trete 100 Proof. Kenget e ketij albumi tregojne ne pergjithesi rrenjet e saj ne muziken katri si dhe ndikimet me te hershme muzikore.
lt--AV--gt
Kelly u rrit ne Karolinen e Veriut ku ajo nisi te adhuronte yjet e muzikes kantri si Tammy Wynette Dolly Parton dhe Lorett Lynn. Ne albumin e saj te pare ndjehet nderthurja e elementeve te muzikes kantri tradicional me muziken pop. Ajo provoi talentin e saj ne kenge te tilla si I wonder apo Best days of your life.
Tought ishte kenga e pare e albumit 100 proof. Ndonese nuk u rendit ne 20 kenget me te ndjekura Kellie ka besimin se ajo ka bere gjene e duhur per te marre kontrollin e projekteve te saj.
Ajo ka bashkepunuar me bashkeshortin e saj kengetarin nga Nashville Kyle Jacobs per kengen Mothers day
Kenga Mothers day rrefen historine e dites se nenes te cilen Kelly asnjehere nuk e kaloi me te jemen. Nena e saj u largua nga shtepia e detyruar nga dhuna qe ushtronte i jati ndaj saj.
Per albumin 100 proof Kellie nderroi producentet e saj. Tani ajo punon me veteranet e muzikes kantri Frank Liddell dhe Luke Wooten. Ata e lejojne Kellin qe te jete vetvetja dhe te mos krijoje nje kenge vetem per tu bere e pelqyeshme ne radio.
Kenga me me shume elemente autobiografike e albumint 100 proof eshte ajo te cilin ajo e ka shkruar per te atin i cili ka luftuar me varesine ndaj droges e alkoolit dhe qe kaloi shume kohe ne burg gjate viteve te femijerise se Kellyt. Por fatmiresisht ata ende mbajne kontakte me njeri- tjetrin dhe kane nje marredhenie te afert. Kenga per te atin titullohet The letter dhe ne po e ndjekim ne keto momente...