Bruce Springsteen u rikthehet koncerteve

Bruce Springsteen ndezi re premten skenen e Harlemit duke risjelle disa prej kengeve me legjendare te karrieres se tij. Ne hapje te konceritit ai e prezantoi vehten si muzikanti i bardhe me punetor i biznesit muzikor.
Koncerti i tij u transmetua nga radio Sirius XM. Ky koncert eshte pjese e turit te madh te koncerteve qe do te nise Springsteen ne 18 mars ne Atlanta ku do te beje publikimin e albumit te tij te fundit Wrecking Ball. Ne te perfshihet edhe nje homazh per saksofonistin Clarence Clemons i cili u nda nga jeta qershorin e kaluar.
Kenget e tij u shoqeruan nga performancat e vete Sprengsteen i cili u paraqit mbreme ne nje forme shume te mire fizike duke befasuar te gjithe publikun.
Ne albumin e ri te Sprengsteen do te kete materiale tradicionale te muzikes qe interpreton ai gjithashtu do te kete edhe disa perpunime te kengeve te njohura te Smoky Robinson me Temptations The way you do the things you do si dhe kenge te Wilson Pickett apo Sam dhe Dave.