E Shtunë, 31 Tetor 2026

Art me automjete te deformuara

Muzeu Guggenheim ne Nju Jork eshte kthyer ne nje lloj depoje mbeturinash nderkohe qe ekspozon skulpturat e krijuara me pjese automjetesh te artistit amerikan John Chamberlain i ndare nga jeta pak muaj me pare.

Ky artist ishte i njohur si nje rebel i cili shnderronte automjetet ne objekte qe transportojne imagjinaten.

Brenda muzeut ka dhjetra vepra te tjera abstrakte te skulptorit John Chamberlain. Ai vdiq ne muajin dhjetor ne moshen 84 vjecare.

Edhe pse muzeu Guggenheim nuk eshte nje garazh mund te thuhet se ne cdo kat te hapesires se tij ne forme spiraleje ka dhjetra makina te parkuara. Skulptori Chamberlain i ka ristrukturuar automjetet ne nje menyre qe i pershtatet titullit te ekspozites Zgjedhje.

Pergjegjesja Susan Davidson shpjegon se artisti i bashkonte materialet per te krijuar kolazhe tridimensionale.

Ai eshte ne gjendje te zgjedhe pozicionet e ngjyrave pershtatjen e formave qe ai perdor tingullin e metalit kur ai bashkon pjeset.

Ajo thote se Chamberlain perdorte materiale te zakonshme ne nje menyre te jashtezakonshme. Ai i krijoi keto objekte qe duken si kolltuke sfungjeri me shkume poliuretani.

Drejtori i muzeut Richard Armstrong thote se arti i skulptorit Chamberlain eshte i vecante.

Ai misheronte shpirtin e lire qe karakterizon artin e shekullit te 20-te.

Susan Davidson thote se Chamberlain kishte shpirtin e nje rebeli amerikan te ngjashem me legjenden e Rock and Roll-it Elvis Presley.

Skulpturat e Chamberlain-it jane vendosur te distancuara nga muret qe shikuesit te mund ti shohin ato nga te gjitha anet.

Shkrimtarja Deborah Bearg shprehet se keto skulptura te bejne te imagjinosh nje pafundesi imazhesh

Sa here qe ti i sheh do te shohesh dicka ndryshe. Jam e sigurt qe nese sot eci serish ne kete pjese te ekspozites do te shoh pamje te tjera.

Ekspozita po terheq vizitore nga Nju Jorku dhe nga vende te largeta.

Waynette Ballengee nga Luiziana thote se ne fillim skulpturat iu duken si hedhurina.

Susan Davidson thote se zoti Chamberlain i kishte treguar se sekreti i suksesit te tij artistik ishte marrezia duke shtuar se arti dhe kriminaliteti marrin shkas nga vecorite e personave. Ai preferonte artin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›