Albumi, kur t’i vijë koha
.jpg)
Anëtarët e grupit “Metallica” kanë deklaruar se kanë të gatshme rreth 600 këngë të reja, disa nga të cilat do të jenë të pranishme në albumin e ri të grupit.
Rokerët legjendarë kanë thënë se shumicën e materialit e kanë prodhuar gjatë udhëtimeve nëpër turne.
“E kuptoj që njerëzit mezi presin që t’i dëgjojnë këngët e reja dhe ne mezi po presim, por nuk mund të bëjmë asgjë me forcë. Asgjë në jetë nuk bëhet shpejt, kur të jemi të gatshëm, do të vijë koha edhe për albumin edhe për koncertet në të cilat do ta performojmë albumin e ri”, tha bateristi Lars Ulrich./Indeksonline/