E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribashkohen në "Into the Park"

Ka përfunduar edicioni i dytë i festivalit “Into the Park”, që solli performanca të veçanta nga artistë shqiptar e të huaj si dhe një sërë aktivitetesh dedikuar mjedisit. Kjo ngjarje kulturore u mbajtë në hapësirat e Parkut të madh të qytetit të Pejës më 21 dhe 22 qershor, nën organizimin e OJQ “Music Man”.

Mes performuesve gjatë dy mbrëmjeve ishin: Troja, Genc Salihu, Gipsy Groove, The Valerie Solanas (Belgjikë), Conquering Lion (Maqedoni), etj.

Mes të veçantave të këtij festivali ishte edhe ribashkimi në skenë i anëtarëve të grupit ‘’Cute Babulja”, Genc Salihu dhe Enes Bajramliqi./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›