Alcantara + Villa + 4 milion euro = Rooney

Spas spanjolles Sport Barcelona janë duke bërë jë tentativë të dytë për ta marrë Rooneyn në radhët e veta,Por tani ka hyrë në mes edhe Alcantara e që United po e dëshiron aq shumë.
Sipas kësaj gazete,Barcelona është duke punuar shumë seriozisht që të arrijë marrëveshje me Manchester United, dhe tani në këtë tentativë që duket mjaft serioze në kombinim kanë hyrë David Villa dhe Thiago Alcantara plus edhe 4 milion euro.
Presidenti i Barçës Sandro Rosell është i entuziazmuar me faktin e të sjellit të ëayne Rooney në Camp Nou,dhe këtë gjë e siguron edhe më shumë faktise United është i interesuar më shumë ta shesë atë në një ekip jashtë Premier League, se sa t'ia shesë atë Arsenalit ose Chelseat.
Thiago Alcantara i cili duket i vendosur ti bashkohet Unitedit për një shumë prej 18 milion euro, David Villa vlerësohet me 8 milion euro, plus 4 milion euro ekstra, do ta ndanin të kënaqur Manchester United i cili nuk do të dëgjojë asnjë marrëveshje nën 30 milion euro për shitjen e Rooneyt.Se a do të ndodhë ky transferim mbetet të shihet./indeksonline/