Zyrtare: Abidal kalon te Monaco

Klubi francez i sapokthyer në Ligue 1, Monaco po vazhdon të përforcojë radhët e veta. Monaco sot ka konfirmuar edhe një super transfer në këtë afat kalimtar.
Kësaj rradhe klubi nëpërmjet ueb-faqes zyrtare ka prezantuar mbrojtësin e krahut të majtë, Eric Abidal, i cili së fundi ka luajtur për Barcelonën. Francezi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e trajnerit italian, Claudio Ranieri./indeksonline/