E Shtunë, 31 Tetor 2026

Januzaj mund të përfshihet në ekipin e parë

David Moyes, mund ta përfshijë në skuadrën e tij Adnan Januzajn për turnetë që do t'i zhvillojë gjatë kësaj vere ekipi anglez.

Gjatë kësaj vere, Manchester United do të vizitojë Australinë, Japoninë dhe Hong-Kongun për t'i zhvilluar disa ndeshje miqësore në fazën përgatitore për edicionin e ri në Premier League.

"Do t'i marr disa për të parë se si punojnë, është e rëndësishme. Ka dy apo tre lojtarë të rinj që unë mund t'ua jap rastin për t'i parë. Unë jam duke kërkuar nga trajneri i ekipit rezervë të më orientojë dhe të shoh se cili lojtar e meriton të ngrihet në ekipin e parë", ka thënë Moyes të shtunën për "itv.com".

Januzaj vlerësohej lart nga ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson. Ai edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit të parë në ndeshjen e fundit, derisa u shpall lojtari më i mirë i ekipit rezervë për edicionin e shkuar./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›