Alcantara: Ja pse ika nga Barcelona

Thiago Alcantara është rrëfyer në mediat spanjolle për vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona. Mesfushori spanjoll tha se kishte pritur gjatë një bisedë me drejtuesit e Barcelonës, por vazhdimisht ata e injoruan atë.
"I kam kërkuar disa herë drejtuesve të skuadrës që të ulemi për të biseduar për të ardhmen time. Unë asnjëherë nuk jam pyetur nga skuadra se a kam të ardhme në Barcelonë. Doja të ndihesha i vlerësuar në skuadër, por kjo nuk ndodhte. Dikur u bë shumë për mua dhe vendosa të largohem.
Jam ndjekur nga Reali ndërsa më ka kontaktuar edhe Manchester United. Ideja ime ishte të kaloja te Bayern. Këtu jam përshtatur mirë dhe po më pëlqen çdogjë. Barcelonës mund ti them edhe tani që ajo është shtëpia ime dhe asnjëherë nuk mund ti mbyllë derën asaj skuadre" deklaroi Alcantara./indeksonline/