Arsenali me pronar të ri?

Aksioneri i Arsenalit, Alisher Usmanov dëshiron me çdo kusht ta blej skuadrën londineze.
E përditshmja britanike 'Daily Mail' shkruan sot se uzbeku ka blerë edhe disa aksione ndërsa shumë shpejt vlera e tyre do arrijë 30%.
Siç e dihet miliarderi 59-vjeçar disa herë ka insistuar se me këtë skuadër do shpenzonte tej mase, në rast se ai bëhet pronar i vetëm i klubit anlgez.
Kujtojmë se aksionet kryesore të ekipit të ‘Topçinjtë’ i posedon biznesmeni amerikan, Sten Kroenke, i cili thuhet se ka mbi 40% të aksioneve./indeksonline/