"Suarez shko, por ne do të vrasim"

Në adresë të Luis Suarez kanë ardhur kërcënimet e para me vdekje. Sulmuesi i Liverpoolit ka pranuar mesazhe kërcënuese me vdekje pas paralajmërimit të tij se mund të ikë nga Liverpooli.
Policia angleze ka njoftuar në mëngjes së ka nisur hetimet për këto kërcënime. Sipas policisë në adresë të Suarez kanë arritur dhjetëra kërcënime të ndryshme.
"Arsenalin ose vrasjen", "Shko por nuk kthehesh më", "Fanelën që të bëri të njohur, apo fanelën e gjakosur", ishin disa nga kërcënimet e bëra ndaj Luis Suarezit./indeksonline/