E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alcaraz kalon Medvedev, në finale me Djokovic

Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic, numri një dhe dy, do të luajnë për finalen e Wimbledon. Spanjolli arrin tek Nole(i cili kishte mposhtur Sinner), duke mundur Medvedev në tre sete. Ndeshje pa histori ajo me rusin, i cili kalon me rezultatin 6-3, 6-3, 6-3 në 1 orë e 50 minuta lojë. Prandaj do të jetë një sfidë brezash (20 vjeçari kundër 36 vjeçarit) për të përcaktuar fituesin e Ëimbledon dhe numrin e ri një në botë.

Precedentët e luajtur mes dy kampionëve që sfidojnë njëri-tjetrin për herë të parë në bar janë krejtësisht të barabartë: vitin e kaluar, në baltën e kuqe të Madridit, Alcaraz fitoi në tre sete. Këtë vit, në gjysmëfinalen e Roland Garros, Djokovic triumfoi në katër sete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›