E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Interi prezanton fanellën e re… “të barazisë”

Interi konfirmohet Internacionale edhe me slloganin e fanellës të re të zyrtarizuar ditën e sotme. Në fakt përveç mesazhit me të cilin e ka shoqëruar fanellën e re, kjo e fundit jep mesazhe edhe me anë të imazhit.

“Jo etiketave strikte. Asnjë vijë e drejtë. Asnjë dallim i qartë”. Ishte ky mesazhi që shoqëronte fanellën e re të Inter-it e cila ndryshe nga herët e tjera shiritat zinj dhe të kaltër i ka të sfumuar në disa pjesë si për të treguar se të gjithë janë të barabartë.

“Milano ka dy ngjyra, por shumë nuanca”, është një tjetër slogan nëpërmjet të cilit skuadra zikaltër thekson prirjen e saj “Internacionale”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›