E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

LeBron James nuk mbyll karrierën: Ajo ditë s’ka ardhur ende

Fjalët që tha pas eleminimit të Lakers në përballjen me Denver Nuggets kishin lënë të kuptohet se nuk do të ishte më pjesë e basketbollit të luajtur, por këto javë duket se LeBron James ka ndryshuar mendje.

“Nuk ka rëndësi sa pikë shënoj apo çfarë mnund të bëj ose jo në fushë. Pyetja e vërtetë është: a mund të luaj ende pa ofenduar këtë sport? Ditën kur unë nuk mund të jap maksimumin në fushë besoj se do të jetë e fundit që do të luaj. Për fatin tuaj ajo ditë ende s’ka ardhur”, tha James në ceremoninë e “ESPYs” ku pranoi çmimin për “performancën më të mirë për të mposhtur një rekord”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›