Alcaraz, në gjysmëfinalen e US Open

Një sfidë spektakolare dhe emocionuese mes dy tenistëve premtues të këtij sporti. Pas një ndeshje që zgjati mbi pesë orë, Jannik Sinner detyrohet të dorëzohet përpara Carlos Alcaraz dhe i duhet të përshëndetet me Nju Jorkun. Tenisti italian ishte vetëm një hap larg lavdisë, vetëm një pikë nga triumfi historik, pikërisht në setin e katërt, por është kundërshtari i tij spanjoll që bën diferencën dhe arrin të fitojë, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e US Open.
Për Sinner mbyllet aventura amerikane në çerekfinale. 3-2 ka arritur të fitojë Alcaraz, një ndeshje maratonë, me sete 6-3, 6-7, 6-7, 7-5 e 6-3. Në setin e pestë, vendimtar për fatet e takimit, tenisti spanjoll u shfaq më i freskët fizikisht në krahasim me kundrështarin e tij italian.
Pesë orë e 18 minuta zgjati ndeshja midis Sinner dhe Alcaraz dhe përbën një rekord për Slamin Amerikan, si ndeshja që ka mbaruar më vonë në të gjithë historinë e US Open. Në gjysmëfinale të US Open, Alcaraz do të përballet me amerikanin Tiafoe.