"Aldo Bare na e mori lagunën për 60 mijë lekë"
Pas një kalvari të gjatë, dje
në Gjykatën e Krimeve të
Rënda dëshmitarë të thirrur
prej prokurorisë për
gjyqin e të ashtuquajturës Bandë
e Lushnjës, më në fund arritën të
dëshmojnë edhe për mënyrën
sesi i ka marrë pasuritë Aldo Bare.
"Laguna e Karavastasë na u ble ne
punëtorëve për 5.4 milionë lekë".
Këto kanë qenë disa nga fjalët e
dëshmitarit të parë të thirrur ditën
e djeshme në procesin e shtyrë për
arsye nga më absurdet për muaj të
tërë. Llambi Dine, peshkatar prej
vitesh në këtë lagunë, pohoi përpara
trupit gjykues, se Karavastaja
ishte blerë pikërisht nga Aldo
Bare. Gjatë dëshmisë së tij ai u
shpreh se në fillim të viteve ‘90,
ashtu siç ndodhi me shumicën e
ndërmarrjeve shtetërore, kjo lagunë
u privatizua nga ana e 90
punëtorëve të saj. "Për disa kohë
ne ishim pronarët e saj, kur një
ditë, drejtori Tahir Zela na njofton
se një firmë do merrte në mbrojtje
lagunën dhe se ne duhet të firmosnim
një shkresë që e lejonte
këtë gjë", rrëfeu Ndine. Më pas ai
tha se pasi kishin firmosur shkresën
për të lejuar firmën që të
merrte në mbrojtje lagunën, u
kishin dhënë nga 60 mijë lekë secilit.
"Pasi na dhanë lekët, e kuptuam
se ne nuk ishim më pronarë
të Lagunës", u shpreh dëshmitari.
Ai shtoi gjithashtu se u kishin
thënë që askush nuk do hiqej nga
puna, por do vazhdonin normalisht
kundrejt një rroge të caktuar.
Gjatë gjithë seancës, trupi gjykues
e pyeti disa herë se kush ishte personi
konkret që u a kishte blerë la-
Një punonjës i Policisë së
Burgjeve është shpallur
në kërkim, pasi dyshohet
për prishje të rendit dhe
qetësisë publike. Bëhet fjalë për
një ngjarje të ndodhur dy net më
parë në Valias, që mendohet se
ka ardhur si pasojë e konsumimit
të alkoolit nga ana e tij. Në këtë
gjendje, ai mendohet se ka shtënë
me armë në ajër, duke sjellë
prishjen e rendit dhe qetësisë
publike. Policia shpjegoi zyrtarisht
se Komisariati Nr. 5 filloi procedimin
penal për shtetasin
Sabit Vurroci, efektiv i Policisë së
Burgut në Fushë-Krujë. Më tej,
grupi hetimor shpjegoi se ky person
dyshohet se në orën 21.30, te
kthesa e Valiasit, ka qëlluar me
armë zjarri në ajër. Madje, në
vendngjarje u gjetën e bllokuan
me cilësinë e provës materiale tri
gëzhoja pistolete kalibër 7.62
mm. Policia tha se po punohet
për gjetjen e tij dhe sqarimin e
plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ble. Gi.
Prishje e rendit
gunën e Karavastasë, por Ndini ju
shmang kësaj pyetjeje. Por në
momentin e fundit, pasi u pyet
për të disatën herë dhe u paralajmërua
se fshehja e të vërtetës
përbënte vepër penale, dëshmitari
tregoi se Karavastaja ishte
marrë nga firma e Alfred Shkurtit.
Ish-pronari i lagunës së
Karavastasë theksoi gjithashtu
që me "pronarët e rinj" nuk kishin
pasur asnjë konflikt, pasi siç është
shprehur ai, ata ishin shumë të
rregullt me pagesat dhe nuk ndërhynin
aspak në punën e tyre. I
pranishëm në sallë ishte dhe një
dëshmitar tjetër, por për mungesë
të mjetit të identifikimit, trupi
gjykues duke u konsultuar me
palët, vendosi që ai të mos pyetej.
Procesi në ngarkim të pjesëtarëve
të Bandës së Lushnjës, prej kohësh
është në fazën e mbledhjes
së dëshmitarëve, ku deri më tani
janë pyetur me dhjetëra persona
që kanë parë ose kanë pasur dijeni
për krimet e kryera nga ana e
kësaj bande. Gjatë dëshmive, ka
dalë në skenë dy herë dhe emri i
deputetit të PD-së, Ilir Bano, i cili
është parë nga dëshmitarët duke
debatuar me pjesëtarët e bandës.
Pritet që gjatë seancave të radhës
dhe vetë Bano të jetë i pranishëm
në cilësinë e dëshmitarit.
në Gjykatën e Krimeve të
Rënda dëshmitarë të thirrur
prej prokurorisë për
gjyqin e të ashtuquajturës Bandë
e Lushnjës, më në fund arritën të
dëshmojnë edhe për mënyrën
sesi i ka marrë pasuritë Aldo Bare.
"Laguna e Karavastasë na u ble ne
punëtorëve për 5.4 milionë lekë".
Këto kanë qenë disa nga fjalët e
dëshmitarit të parë të thirrur ditën
e djeshme në procesin e shtyrë për
arsye nga më absurdet për muaj të
tërë. Llambi Dine, peshkatar prej
vitesh në këtë lagunë, pohoi përpara
trupit gjykues, se Karavastaja
ishte blerë pikërisht nga Aldo
Bare. Gjatë dëshmisë së tij ai u
shpreh se në fillim të viteve ‘90,
ashtu siç ndodhi me shumicën e
ndërmarrjeve shtetërore, kjo lagunë
u privatizua nga ana e 90
punëtorëve të saj. "Për disa kohë
ne ishim pronarët e saj, kur një
ditë, drejtori Tahir Zela na njofton
se një firmë do merrte në mbrojtje
lagunën dhe se ne duhet të firmosnim
një shkresë që e lejonte
këtë gjë", rrëfeu Ndine. Më pas ai
tha se pasi kishin firmosur shkresën
për të lejuar firmën që të
merrte në mbrojtje lagunën, u
kishin dhënë nga 60 mijë lekë secilit.
"Pasi na dhanë lekët, e kuptuam
se ne nuk ishim më pronarë
të Lagunës", u shpreh dëshmitari.
Ai shtoi gjithashtu se u kishin
thënë që askush nuk do hiqej nga
puna, por do vazhdonin normalisht
kundrejt një rroge të caktuar.
Gjatë gjithë seancës, trupi gjykues
e pyeti disa herë se kush ishte personi
konkret që u a kishte blerë la-
Një punonjës i Policisë së
Burgjeve është shpallur
në kërkim, pasi dyshohet
për prishje të rendit dhe
qetësisë publike. Bëhet fjalë për
një ngjarje të ndodhur dy net më
parë në Valias, që mendohet se
ka ardhur si pasojë e konsumimit
të alkoolit nga ana e tij. Në këtë
gjendje, ai mendohet se ka shtënë
me armë në ajër, duke sjellë
prishjen e rendit dhe qetësisë
publike. Policia shpjegoi zyrtarisht
se Komisariati Nr. 5 filloi procedimin
penal për shtetasin
Sabit Vurroci, efektiv i Policisë së
Burgut në Fushë-Krujë. Më tej,
grupi hetimor shpjegoi se ky person
dyshohet se në orën 21.30, te
kthesa e Valiasit, ka qëlluar me
armë zjarri në ajër. Madje, në
vendngjarje u gjetën e bllokuan
me cilësinë e provës materiale tri
gëzhoja pistolete kalibër 7.62
mm. Policia tha se po punohet
për gjetjen e tij dhe sqarimin e
plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ble. Gi.
Prishje e rendit
gunën e Karavastasë, por Ndini ju
shmang kësaj pyetjeje. Por në
momentin e fundit, pasi u pyet
për të disatën herë dhe u paralajmërua
se fshehja e të vërtetës
përbënte vepër penale, dëshmitari
tregoi se Karavastaja ishte
marrë nga firma e Alfred Shkurtit.
Ish-pronari i lagunës së
Karavastasë theksoi gjithashtu
që me "pronarët e rinj" nuk kishin
pasur asnjë konflikt, pasi siç është
shprehur ai, ata ishin shumë të
rregullt me pagesat dhe nuk ndërhynin
aspak në punën e tyre. I
pranishëm në sallë ishte dhe një
dëshmitar tjetër, por për mungesë
të mjetit të identifikimit, trupi
gjykues duke u konsultuar me
palët, vendosi që ai të mos pyetej.
Procesi në ngarkim të pjesëtarëve
të Bandës së Lushnjës, prej kohësh
është në fazën e mbledhjes
së dëshmitarëve, ku deri më tani
janë pyetur me dhjetëra persona
që kanë parë ose kanë pasur dijeni
për krimet e kryera nga ana e
kësaj bande. Gjatë dëshmive, ka
dalë në skenë dy herë dhe emri i
deputetit të PD-së, Ilir Bano, i cili
është parë nga dëshmitarët duke
debatuar me pjesëtarët e bandës.
Pritet që gjatë seancave të radhës
dhe vetë Bano të jetë i pranishëm
në cilësinë e dëshmitarit.