Pranga në Rinas financierit, vodhi miliona dollarë në Kinë
Një financier kinez, i cili
kishte arritur të vidhte
disa filiale bankash në
vendin e tij, është arrestuar
nga policia shqiptare, teksa
ai po tentonte të arratisej drejt
Italisë. Duke shfrytëzuar vendin
e punës, i identifikuari me emrin
Lei Shen, kishte arritur të merrte
shuma të majme parash, e tashmë
kishte vendosur të jetonte në
Perëndim. Por, ëndrra e tij perëndimore
është ndërprerë pikërisht
në Aeroportin e Rinasit, kur
ai ka tentuar të kalojë me vizë të
falsifikuar.
Burimet zyrtare të Policisë së
Tiranës bënë të ditur se kapja e
35-vjeçarit Shen u realizua paraditen
e djeshme. Pikërisht rreth
orës 11:40, ai është paraqitur në
një nga pikat e kontrollit të biletave,
ku kishte blerë një të tillë me
linjën ajrore "Alitalia". Më pas, ai
ka kaluar në verifikimin e vizës në
pasaportën e tij dhe polici i kontrollit,
ka dyshuar mbi vërtetësinë
e pasaportës. Në këto kushte, atij
i është kërkuar të presë deri në
verifikimin e plotë. Menjëherë,
specialistët e kufirit kanë mundur
të kuptojnë se pasaporta dhe viza
e përdorur në të ishin false. Kështu,
35-vjeçari kinez është shoqëruar
në ambientet e Komisariatit
të Rinasit. Nga ana tjetër është
kërkuar informacion në Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit, si dhe kanë nisur verifikimet
për të gjithë shtetasit kinezë,
të cilët janë shpallur në
kërkim ndërkombëtar. Gjatë verifikimeve
ka rezultuar se fytyra e
njërit prej më të kërkuarve ishte
ajo e Lei Shen, ndërkohë që edhe
ai vetë ka pranuar të tregojë emrin
e tij, pasi nuk besonte se edhe
Shqipëria do ta kishte në listën e
të kërkuarve. Në këto kushte,
shërbimet policore kanë vendosur
arrestimin e tij për llogari të
shtetit kinez, por edhe për llogari
të drejtësisë sonë. Sipas të
dhënave nga grupi hetimor, këtu
do të akuzohet për kalim të
paligjshëm të kufirit, i mbetur në
tentativë, si dhe falsifikim dokumentesh.
Ndërsa në Kinë, ai
kërkohet për vjedhjen e disa
bankave.
Veç kësaj, policia shpjegoi se
ka nisur punën edhe për zbulimin
sesi shtetasi i arrestuar ka
hyrë në Shqipëri. Sipas informacioneve
të mbledhura, ai rezulton
se ka ardhur në Shqipëri, duke
përdorur pikën e kalimit kufitar të
Qafë-Thanës, pasi fillimisht ka
qenë në Maqedoni. Më pas, ai ka
kontaktuar me miqtë e tij në Tiranë
dhe pasi ka qëndruar disa
ditë ka tentuar të largohet drejt
Italisë. Ndërsa në lidhje me të
dhënat e ardhura nga Kina, policia
shpjegoi se ai është me arsim
të lartë dhe ka mbaruar studimet
për Financë. Për një periudhë të
gjatë kohore ka punuar si menaxher
shërbimi në degën Gaoxin të
bankës së Kinës. Pikërisht, aty ka
nisur aventura e tij për vjedhjen e
disa degëve të kësaj banke. Duke
shfrytëzuar postin, ai ka falsifikuar
një sërë dokumentesh dhe
ka tërhequr para me emra të
rremë, shumë e cila mendohet se
shkon në miliona dollarë. Më pas,
ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo
detyrë dhe mashtrimi i madh është
zbuluar nga pasardhësit e tij.
Ai menjëherë është shpallur në
kërkim në Kinë, por duke shfrytëzuar
miqtë e tij dhe paratë e
vjedhura ka mundur t‘i shpëtojë
arrestimit. Më pas, ai ka mundur
të dalë nga kufiri kinez dhe të arratiset
drejt Perëndimit. Tashmë,
ai do të gjykohet në Shqipëri dhe
më pas do të ekstradohet drejt
Kinës. Pikërisht pas arrestimit të
tij, është njoftuar edhe pala kineze,
e cila ka nisur negociatat për
ekstradimin e tij.
kishte arritur të vidhte
disa filiale bankash në
vendin e tij, është arrestuar
nga policia shqiptare, teksa
ai po tentonte të arratisej drejt
Italisë. Duke shfrytëzuar vendin
e punës, i identifikuari me emrin
Lei Shen, kishte arritur të merrte
shuma të majme parash, e tashmë
kishte vendosur të jetonte në
Perëndim. Por, ëndrra e tij perëndimore
është ndërprerë pikërisht
në Aeroportin e Rinasit, kur
ai ka tentuar të kalojë me vizë të
falsifikuar.
Burimet zyrtare të Policisë së
Tiranës bënë të ditur se kapja e
35-vjeçarit Shen u realizua paraditen
e djeshme. Pikërisht rreth
orës 11:40, ai është paraqitur në
një nga pikat e kontrollit të biletave,
ku kishte blerë një të tillë me
linjën ajrore "Alitalia". Më pas, ai
ka kaluar në verifikimin e vizës në
pasaportën e tij dhe polici i kontrollit,
ka dyshuar mbi vërtetësinë
e pasaportës. Në këto kushte, atij
i është kërkuar të presë deri në
verifikimin e plotë. Menjëherë,
specialistët e kufirit kanë mundur
të kuptojnë se pasaporta dhe viza
e përdorur në të ishin false. Kështu,
35-vjeçari kinez është shoqëruar
në ambientet e Komisariatit
të Rinasit. Nga ana tjetër është
kërkuar informacion në Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit, si dhe kanë nisur verifikimet
për të gjithë shtetasit kinezë,
të cilët janë shpallur në
kërkim ndërkombëtar. Gjatë verifikimeve
ka rezultuar se fytyra e
njërit prej më të kërkuarve ishte
ajo e Lei Shen, ndërkohë që edhe
ai vetë ka pranuar të tregojë emrin
e tij, pasi nuk besonte se edhe
Shqipëria do ta kishte në listën e
të kërkuarve. Në këto kushte,
shërbimet policore kanë vendosur
arrestimin e tij për llogari të
shtetit kinez, por edhe për llogari
të drejtësisë sonë. Sipas të
dhënave nga grupi hetimor, këtu
do të akuzohet për kalim të
paligjshëm të kufirit, i mbetur në
tentativë, si dhe falsifikim dokumentesh.
Ndërsa në Kinë, ai
kërkohet për vjedhjen e disa
bankave.
Veç kësaj, policia shpjegoi se
ka nisur punën edhe për zbulimin
sesi shtetasi i arrestuar ka
hyrë në Shqipëri. Sipas informacioneve
të mbledhura, ai rezulton
se ka ardhur në Shqipëri, duke
përdorur pikën e kalimit kufitar të
Qafë-Thanës, pasi fillimisht ka
qenë në Maqedoni. Më pas, ai ka
kontaktuar me miqtë e tij në Tiranë
dhe pasi ka qëndruar disa
ditë ka tentuar të largohet drejt
Italisë. Ndërsa në lidhje me të
dhënat e ardhura nga Kina, policia
shpjegoi se ai është me arsim
të lartë dhe ka mbaruar studimet
për Financë. Për një periudhë të
gjatë kohore ka punuar si menaxher
shërbimi në degën Gaoxin të
bankës së Kinës. Pikërisht, aty ka
nisur aventura e tij për vjedhjen e
disa degëve të kësaj banke. Duke
shfrytëzuar postin, ai ka falsifikuar
një sërë dokumentesh dhe
ka tërhequr para me emra të
rremë, shumë e cila mendohet se
shkon në miliona dollarë. Më pas,
ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo
detyrë dhe mashtrimi i madh është
zbuluar nga pasardhësit e tij.
Ai menjëherë është shpallur në
kërkim në Kinë, por duke shfrytëzuar
miqtë e tij dhe paratë e
vjedhura ka mundur t‘i shpëtojë
arrestimit. Më pas, ai ka mundur
të dalë nga kufiri kinez dhe të arratiset
drejt Perëndimit. Tashmë,
ai do të gjykohet në Shqipëri dhe
më pas do të ekstradohet drejt
Kinës. Pikërisht pas arrestimit të
tij, është njoftuar edhe pala kineze,
e cila ka nisur negociatat për
ekstradimin e tij.