E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohet avokati i vrasësit të policëve

Caktohet nga ana e Gjykatës së
Krimeve të Rënda avokati
mbrojtës i Afrim Hasanit, i cili
akuzohet për vrasjen e dy punonjësve
të policisë në Kukës. Avokati mbrojtës i
Hasanit do të jetë Pelivan Luci. Ky vendim
është marrë nga ana e kësaj gjykate,
pasi i pandehuri Hasani refuzoi të përfaqësohej
nga avokati i përzgjedhur nga
familja e tij. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve
të Rënda i ka dhënë kohë avokatit
të ri të njihet me çështjen dhe akuzat
që rëndojnë mbi Hasanin. Ky person
është në proces gjykimi si autor i dyshuar
i vrasjes me armë zjarri të punonjësve
të policisë, Shkëlzen Dobrushi
dhe Ramadan Hila, në muajin mars të
këtij viti në fshatin Shën Mëri të Kukësit.
Ai u arrestua nga forcat speciale të policisë
pak orë pas ngjarjes së rëndë. Shkak
për ngjarjen mendohet të jetë bërë
hakmarrja e Afrim Hasanit ndaj dy
punonjësve të policisë, për padinë penale
që kishin ngritur ndaj tij për
"dëmtim të pronës së një qytetari" dhe
"kundërshtim të forcave të rendit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›