Aldo Bare ne Gjykaten e Larte

Ashtu sic kishte paralajmëruar, avokati mbrojtes i Aldo Bares, i është drejtuar në mesditë Gjykatës së Lartë për pushimin e cështjes ndaj kientit të tij për cështje proceduriale, ndërkohë edhe prokuroria për llogari të saj ka bërë rekurs, duke i kërkuar gjykatës kthimin e cështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, me një trupë tjetër gjyqësore.
Hapat e hedhur nga te dyja palet, anulojne keshtu kthimin per rigjykim ne Shkallen e Pare te Krimeve te Renda, të Aldo Bares, procedure qe do te ndiqej ne rast se palet nuk i drejtoheshin Gjykates se Larte.
Burime te sigurta nga Gjykata e Larte shprehen per Top Channel se avokati i Bares,Vladimir Meci e ka mbeshtetur kerkesen per pushimin e gjykimit te disa precedentëve të mëparshëm, kur kjo gjykatë ka pushuar cështjen për arsye afatesh dhe procedurash, sic është ajo e Andi Tomes apo ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha.
Avokati argumenton se si edhe ne kete vendim qe mban daten 10 prill 2009, edhe ndaj Aldo Bares eshte kryer nje proces i parregullt ligjor nga prokuroria. Sipas avokatit, Bares nuk i është komunikuar akuza ne kohen, qe i ndodhej ne Turqi ne pritje te ekstradimit, si dhe jane kryer veprime pertej afateve hetimore. Sipas dokumentacionit që Top Channel disponon, avokati mbrojtjës ka radhitur edhe shkelje të tjera proceduriale të kryera gjatë gjykimit.
Nderkohe ne kerkesen e tij per rikthimin e gjykimit ne Apel me nje trupe tjeter gjyqesore, prokurori shprehet se ceshtja duhet te gjykohet ne kete shkalle dhe se apeli mund t'i kishte zgjidhur vete problemet qe ka hasur ne vendimin e meparshem te Shkalles se Pare, probleme keto qe ne fakt u bene shkaku i prishjes se vendimit me burg te perjetshem per Aldo Baren. Per keto shkelje Ministria e Drejtesise nisi madje dy inspektore te saj per te verifikuar te gjitha vendimet e Gjykates per ceshtjen Bare, inspektim që ka përfunduar, por që ende nuk ka një konkluzion.
Akuzat ndaj Aldo Bares
Vrasje me paramendim" te shtetasit Masar Aliu
"Vrasje me paramendim" te shtetasit Xhevat Demiri
"Vrasje me paramendim" te shtetasit Nimet Zenelit
"Vrasje me paramendim" te mbetur ne tentative te shtetasit Artur Daja
"Vrasje me paramendim", te mbetur ne tentative ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu
"Mbajtje pa leje te armeve luftarake"
"Shkaterrim te prones me zjarr" te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu
"Krijim te Organizates kriminale"
"Kryerje te veprave penale nga organizata kriminale"
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Karta identiteti false, tre raste në Korcë
Prokuroria e Korcës ka nisur procedimin penal për një 34 -vjecare, e cila ka aplikuar dy herë për marrjen e kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike, duke përdorur identitete të ndryshme. Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari
Një 35 vjecar është plagosur me armë të ftohtë, thikë, në Shën Vlash të qytetit të Durrësit. Korcë, gjyqi ndaj babait tutor
51-vjecari Pëllumb Mullaj i akuzuar për prostituimin e dy vajzave të tij është vendosur përballë dëshmisë se tyre në seancën e radhës të gjykimit të kësaj cështje. Ekspertiza: Kafka e Çopës e dëmtuar
Vetëvrasja apo vrasja e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës vazhdon të ngjallë debate në opinion, ndërkohë që hetimet mbi të janë intensifikuar. Lushnjë, i mituri plagos me cifte vëllanë
Një 12-vjecar është plagosur me armë gjahu aksidentalisht nga vëllai i tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Lajmet kryesore
Mëshira europiane për Greqinë
Falja e borxheve, paguajnë edhe bankat shqiptare
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
PS ftesë Berishës e Topallit
Erzeni, shkatërrim me konsensus
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam