Meshira europiane per Greqine

Marrëveshja e liderëve të Eurozonës, për lehtësimin e borxhit të Greqisë detyron edhe disa banka në Shqipëri të japin kontributin e tyre. Sipas marrëveshjes, bankat private që i kanë dhënë borxh qeverisë greke detyrohet të falin gjysmën e shumës, pasi fqinji ynë jugor nuk ka mundësi financiare për ta shlyer të gjithë atë.
Top Channel ka mësuar se bankat qe operojne ne Shqiperi kanë të investuara aktualisht rreth 11 milionë euro në letra me vlerë të qeverisë greke. Sipas marrëveshjes, 50 për qind e kësaj shume ose 5.5 milionë nuk do të shlyhet më dhe i falet qeverisë greke.
Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar në vend pati një fitim total prej 6.7 miliardë lekësh, që i konvertuar do të thotë gati 48 milionë euro. Shuma që bankat shqiptare do t'i falin Greqisë është sa gati 12 për qind e fitimit që ato realizuan vitin e kaluar.
Sërish shifra e humbjeve për bankat shqiptare është modeste dhe nuk krijon probleme për sektorin bankar. Ndryshe nga ajo që mund të ndodhë në disa vende të tjera, sidomos në Greqi, ku për disa nga bankat po përflitet ideja e shtetëzimit për shkak të humbjeve të mëdha, që pësojnë nga marrëveshja për faljen e borxhit grek.
Pakti i BE-se
Lideret europianë arritën një marrëveshje tri pikëshe të konsideruar jetike për zgjidhjen e krizes së borxheve në rajon.
Pas bisedimeve maratone në Bruksel, krerët e bllokut deklaruan se bankat private që i kanë dhënë hua Greqisë, pranuan të dalin me 50% humbje tek letrat me vlerë.
Bankave do t’u duhet ndërkohë të grumbullojnë me shume kapital per t’u mbrojtur nga humbjet qe mund te rezultojne prej cdo rreziku te ardhshem qe ndonje qeveri te shpalle mosaftesine per te shlyer detyrimet.
Korniza ligjore e fondit te ri do te pervijohet ne nentor. Edhe pse ujdia ne vetvete nuk eshte aq ambicioze sa c`shpresonin disa, eshte maksimumi qe mund te arrihej ne keto kushte.
Papandreu: Shpetuam
Greqia shpetoi mbi 100 miliard euro ndersa vihen themelet per te ulur ne 120 % te PPB deficitin shteteror deri ne vitin 2020 nga 160% qe eshte tani.“Nje dite e re po lind per ne”, ka thene kryeministri Papandreu, duke falenderuar gjithe greket per perpjekjen mbinjerezore qe po bejne.
“Me keto vendime –ka deklaruar Papandreu- ju shmangem rrezikut te falimentimit, kemi siguruar financimin e vendit me 100 miliard euro deri ne 2014 kemi zgjidhur problemin e likuiditetit te sistemit bankar me 30 miliard euro me ane te rikapitalizimit te tyre, kemi siguruar pensionet e qytetareve”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Shtyhet miratimi i buxhetit të shtetit
Duket qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka dhënë ende certifikimin për parametrat e buxhetit të shtetit për vitin 2012, i cili parashikohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë. Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit
Qeveria u jep mundësi noterëve të kenë më shumë punë, por nga ana tjetër garanton më shumë transparencë në procesin e verifikimit të pronës së paluajtshme kur ajo shitet (tjetërsohet). Beqja: INSTAT, shifrat në terr
Eksperti i ekonomisë në Partinë Socialiste, Ilir Beqja thotë se Instituti i Statistikave e ka zhytur vendin në terr, duke mos publikuar treguesit që detyron ligji. Fondi, Merkel mbështetet nga Bundestagu
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar mbështetjen e Parlamentit gjerman për të forcuar Fondin Financiar Evropian të Stabilitetit. Fullani: Kriza, kemi marrë masa
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka komentuar shqetësimet e fundit të Fondit Monetar mbi rreziqet që mund të sjellë kriza e eurozonës në ekonominë shqiptare.
Lajmet kryesore
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Bruksel, pakti pas një samiti maratonë
PS ftesë Berishës e Topallit
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam