E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nenshkroi konventen e re te Keshillit te Evropes per parandalimin e dhunes ndaj grave

Me 81 nenet e saj Konventa e re e Keshillit te Europes eshte instrumenti i pare ligjor detyrues ne bote per t i thene ndal dhunes ndaj grave dhe ndeshtuar autoret e saj. Ajo e konsideron dhunen veper penale. Kjo Konvente parashikon funksionimin e nje grupi nderkombetar ekspertesh te pavarur per te monitoruar zbatimin e neneve te saj ne nivel kombetar. do vend qe e nenshkruan eshte i detyruar me ligj te siguroje strehimin kujdesin mjekesor dhe ndihmen ligjore per grate qe kane perjetuar dhune ne te gjitha format e saj ne familje dhune seksuale martese abort apo sterilizim i detyruar dhune emocionale apo psikologjike. Statistikat tregojne qe 15 e grave ne 47 vendet anetare te Keshillit te Europes perjetojne gjate jetes se tyre nje nga format e dhunes.

Filloreta Kodra Zv. Ministre ne Ministrine e Punes e cileson nenshkrimin e kesaj konvente nje tregues te vokacionit te saj europian te Shqiperise Konventa e re e Keshillit te Europes per parandalimin e dhunes ndaj grave dhe mbrojtjen e viktimave te saj e sjell Shqiperine me prane standarteve europiane dhe nderkombetare thote znj. Kodra.

Dhuna ndaj gruas mbetet nje fenomen shqetesues ne Shqiperi. Statistikat e Qendres Aleanca Gjinore per Zhvillimin nje organizem i shoqerise civile me seli ne Tirane tregojne se 1/3 e grave kane perjetuar nje nga format e dhunes. Nuk mungojne rastet e nje dhune ekstreme ndaj grave qe shkon deri ne marrjen e jetes nga dhunuesit..

Mirela Arqimandriti drejtore e kesaj Qendre thote per programin shqip te DW Kemi te dhena qe 13 gra gjate ketij viti kane humbur jeten ne Shqiperi si pasoje e dhunes qe eshte ushtruar ndaj tyre. Dhuna duket si nje fenomen i fshehur por ne fakt ne Shqiperi shfaqet ne forma te shumta madje edhe ne kete forme ekstreme thote Znj. Arqimandriti.

E drejte themelore e njeriut - edhe gruaja gezon te drejten e nje jete publike dhe private te lire nga dhuna

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Filloreta Kodra Zevendesministre ne Ministrine e Punes

Kjo situate shqetesuese ku autoret e dhunes ndaj grave arrijne deri ne vrasjen e tyre vjen nga nje sere faktoresh sociale dhe ekonomike. Ajo lidhet me varferine papunesine mungesen e informacionit me mendesine pabarazine gjinore te gjitha te nderthurura mes tyre. Ndonese te ndryshem keta faktore i lidh nje fill i perbashket mendesia per ta pare gruan si prone trajtimi i saj me shume si objekt sesa si subjekt gje qe i jep te drejten gjinise mashkullore per ta dhunuar fizikisht psikologjikisht seksualisht dhe ekonomikisht. Ne kete perfundim ka arritur shoqeria civile ne Shqiperi e cila ndodhet ne avangarden e perpjekjeve per ti thene ndal dhunes ndaj gruas. Por zbatimi jo rigoroz ne rastin me te mire dhe moszbatimi i ligjeve ne rastin me te keq si edhe i Konventave nderkombetare ku Shqiperia aderon i ben te veshtira fitoret e betejave ne luften per t i thene ndal dhunes ndaj gruas si nga shoqeria civile ashtu edhe nga strukturat shteterore.

Ligjet mbeten te shkruara ne leter. Konventat nderkombetare ku Shqiperia eshte pale jane te perkthyera shume mire por nuk jane endete shoqeruara nga nje plan veprimi nga strukturat perkatese shteterore thote Mirela Arqimandriti.

Por Konventa e re e Keshillit te Europes pritet te ndryshoje klishene e deritanishme Shqiperia ka ligje shume te mira europiane por qe nuk zbatohen ne praktike. Kjo Konvente e konsideron dhunen ndaj gruas shkelje te se drejtes themelore te njeriut per te jetuar ne jeten publike edhe ate private i lire nga dhuna. Konventa e konsideron edhe nje forme diskriminimi te njeriut te bazuar ne perkatesine gjinore dhe ka ngritur instrumentat per te ndryshuar ne menyre pozitive situaten. Nderkohe qe Shqiperia ka nje ligj europian kunder diskriminimit. Permes grupit te eksperteve te pavarur nderkombetare kjo Konvente ka mekanizma qe monitorojne zbatimin e saj ne cdo vend qe e ka nenshkruar ate.

Konventa e re e Keshillit te Europes per parandalimin e dhunes ndaj grave dhe mbrojtjen e viktimave te dhunes u paraqit ne Maj te ketij viti ne takimin e Ministrave te jashtem te vendeve anetare te Keshillit te Europes qe u zhvillua ne Stamboll. Gjermania ishte nje nga vendet e para nder 47 vendet anetare te Keshillit te Europes qe e nenshkroi ate qe ne takimin e Stambollit.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›