Aldo Bare paralajmerohet te mos fyeje ne seance
Kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari ka paralajmeruar Aldo Baren te cilesuar si drejtues i bandes se Lushnjes se nese do te perdore fyerje dhe kercenime ne seancat ne vazhdim nuk do te marre pjese ne gjykimin qe zhvillohet ne ngarkim te tij ne gjykaten e krimeve te renda. Me pas ne seance e cila zgjati vetem pak minuta Aldo Bare ose ndryshe Alfred Shkurti ka reaguar duke pohuar se emri i tij dhe i familjes se tij eshte permendur shpesh here ne seancat parlamentare dhe se ai ka te drejte te mbroje familjen e tij.
Ne nje seance me pare drejtuesi i bandes se Lushnjes ka kercenuar me keto fjale Askush nuk me merr dot mua lagunen. As Sali Berisha. Nuk e prek dot njeri me dore ate qe me perket mua. Nderkohe qe seanca e dites se merkure eshte shtyre per mungese te avokatit te Bares i cili i kishte derguar nje kerkese trupit gjykues se ishte ne nje tjeter gjykim.