E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i denuari per vjedhje

Interpol Tirana ka bere te mundur ekstradimin e nje 33-vjecari nga Italia pasi ishte denaur per vjedhje. Burime nga interpoli bejne me dije se eshte ekstraduar 33-vjecari Gezim Hatillari pasi gjykata e Fierit e ka denuar ate me 7 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vjedhjes me dhune ne bashkepunim.

Hatillari ne vitin 1998 ne bashkepunim me shtetas te tjere kane realizuar vjedhjen e disa materialeve me vlere te konsiderueshme ne Ndermarrjen e Nxjerrjes se Naftes ne Marinze dhe me pas eshte larguar duke iu fshehur gjykimit. Ne momentin e kesaj ngjarjeje keta shtetas kane ushtruar edhe dhune mbi rojet e ndermarrjes te cilet i kane diktuar teksa kryenin kete veper penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›