E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes ne mbrojtje te rendit neper shkolla

Policia e Tiranes per te siguruar rendin dhe sigurine ne te gjitha shkollat e te gjitha niveleve ka marre nje sere masash. Kjo pas problemeve te cilat jane shkaktuar ne ambjentet e shkollave. Incidentet e krijuara ditet e fundit ne afersi te shkollave te Mesme te Pergjithshme Sami Frasheri dhe Eqerem Cabej jane analizuar nderkohe qe dhe autoret jane proceduar.
Diten e sotme drejtuesit e Komisariateve te Policise dhe Oficere Policie kane marre serisht takime me stafin pedakogjik te shkollave 9-vjecare dhe te mesme te Qarkut te Tiranes per te forcuar me tej urat e bashkepunimit dhe ofrimin e sherbimeve te nevojshme te Policise per rritjen e sigurise ne shkolla.
Per mbarevajtjen e procesit mesimor jane ngarkuar me detyra shtese Patrulla e Pergjithshme e Policise strukturat e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit per monitorimin dhe patrullimin me te shpeshte te territorit prane shkollave dhe qendrave studentore.
Npermjet nje deklarate per shtyp Policia e Tiranes deklaron se do te vazhdojne te angazhoje prane objekteve shkollore punonjes policie per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne shkolla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›