Politike dhe Leitkultur
Qe nga fundi i gushtit Gjermania eshte tronditur nga zhurmnaja e ligjerimit politik rreth integrimit multikulturalizmit dhe rolit te Leitkultur - es apo kultures prirese kombetare. Ky ligjerim ne anen tjeter perforcon prirjet ne rritje te ksenofobise ne popull.
Keto prirje kane qene te dukshme prej disa vitesh ne studime dhe ne te dhenat e sondazheve qe tregojne nje rritje te armiqesise ndaj emigranteve.
E megjithate duket sikur vetem tani kane gjetur ze stereotipat e zakonshme po rrjedhin nga klubet tek talk-shows dhe atyre u behet jehone nga politikanet e qendres qe duan te terheqin votues te mundshem te cilet po anojne drejt te djathtes.
Dy ngjarje kane nxitur nje perzierje emocionale qe eshte veshtire ta pozicionosh midis te djathtes dhe te majtes - nje liber nga nje anetar i bordit te bankes qendrore gjermane dhe nje fjalim i koheve te fundit nga presidenti i Gjermanise.
E gjitha filloi me nxjerrjen e fragmenteve provokative nga Gjermania po humbet veten nje liber qe pretendon se e ardhmja e Gjermanise rrezikohet nga lloji i gabuar i emigranteve vecanerisht nga vendet myslimane.
Ne kete liber Thilo Sarrazin nje politikan i partise Social-Demokrate i cili ka qene anetar ne bordin e Budesbank zhvillon propozime per politika demokratike ndaj popullsise myslimane ne Gjermani.
Ai nxit diskriminim kunder ketij minoriteti duke perdorur te dhena mbi inteligjencen nga ku ai nxjerr konkluzione biologjike te rreme te cilat kane fituar publicitet te pazakonte.
Ne kontrast te dukshem nga kundershtimi fillestar dhe spontan prej disa politikanesh me status te larte keto teza kane fituar mbeshtetje popullore.
Nje sondazh nxirrte se me shume se nje e tretat e gjermaneve ishte dakord me prognozen e z. Sarrazin se Gjermania po behej ne menyre te natyrshme me budallaqe ne pergjithesi si rezultat i emigranteve nga vendet myslimane.
Pas pergjigjeve me gjysme zeri te disa psikologeve qe dhane pershtypjen se tek e fundit mund te kete dicka te vertete ne keto pretendime ndodhi nje ndryshim qendrimi dhe qasjeje e medias dhe politikaneve ndaj z. Sarrazin.
U deshen disa jave qe Armin Nassehi nje sociolog i respektuar ne nje artikull gazete te zberthente dhe demaskonte interpretimet pseudo-shkencore te statistikave relevante.
Ai demonstroi se z. Sarrazin kish adoptuar interpretimin natyralizues mates te dallimeve te inteligjences qe eshte diskredituar nderkaq shkencerisht ne ShBA qe prej disa dekadash.
Por kjo nderhyrje objektive qe kerkonte te largonte emocionet nga argumenti u soll shume vone ne kete diskutim. Helmi i leshuar nga z. Sarrazin duke perforcuar me argumente gjenetike armiqesine kulturore kunder emigranteve duket te kete leshuar rrenje ne paragjykimet popullore.
Kur z. Nassehi dhe z. Sarrazin u perballen ne Shtepine e Letersise ne Mynih rreth tyre u ndez nje atmosfere turme prej nje audience te edukuar te klases se mesme e cila refuzonte qofte edhe vetem te degjonte kundershtimet e ngritura ndaj argumenteve te z. Sarrazin.
Ne mes te debateve e mosmarreveshjeve z. Sarrazin u detyrua te jepte doreheqjen nga bordi i Budesbank-ut. Por largimi i tij kombinuar me fushaten kunder korrektesise politike te filluar nga e djathta vetem sa ndihmoi per ti menjanuar karakterin e urryer argumentit te tij kontraversial. Kritika ndaj tij u perceptua si reagim i tepruar.
A nuk e kish denoncuar kancelarja e zemeruar Angela Merkel librin pa e lexuar me pare A nuk po perpiqej ajo tani te riparonte imazhin e saj duke i deklaruar anetareve te rinj te partise se Unionit Kristian-Demokrat se multikulturalizmi kish vdekur ne Gjermani
A nuk kish ndeshur ne rezistence edhe brenda partise se vet kur kish propozuar perjashtimin e kolegut te padeshiruar Sarrazin edhe Sigmar Gabriel kryetari i Social-Demokrateve i vetmi politikan prominent qe kish kundershtuar thelbin e pretendimeve te tija me argumente te mprehta
Ngjarja e dyte mediatike shqetesuese ne javet e fundit ishte reagimi ndaj nje fjalimi nga presidenti i sapozgjedhur gjerman Christian Wulff. Si kryetar i Saksonise se Poshtme z. Wulff kish qene i pari qe kish emeruar nje gjermane me origjine turke si anetare e kabinetit te tij.
Ne fjalimin e tij ne fillim te ketij muaji ne pervjetorin e bashkimit te Gjermanise ai i dha vetes lirine te riafirmonte nocionin normal te cilin presidente te meparshem nderkaq kishin afirmuar se jo vetem Krishterimi dhe Judaizmi por gjithashtu Islami ka vendin e vet ne Gjermani.
Pas fjalimit presidenti u pershendet me duartrokitje te fuqishme ne Bundestag nga paria politike e mbledhur aty. Por te nesermen shtypi konservator e sulmoi thenien e tij per vendin e Islamit ne Gjermani. Kjo ceshtje qe atehere ka sjelle nje ndarje brenda partise se tij Unionit Kristian-Demokrat.
shte e vertete se teksa integrimi social i punetoreve-mysafire turq dhe pasardhesve te tyre ka qene pergjithesisht nje histori suksesi ne disa zona ekonomikisht te depresionuara vazhdojne te ekzistojne lagje emigrantesh qe kane izoluar veten nga shoqeria.
Por keto probleme jane pranuar dhe adresuar edhe me pare nga qeveria gjermane. Arsyeja e vertete per tu shqetesuar sic kane treguar incidentet e Sarrazin dhe Wulff eshte se tashme politikanet mendjeftohte po zbulojne se mund te spostojne vemendjen e votuesve te tyre nga ankthet sociale e ekonomike tek agresioni etnik kunder grupeve sociale me te dobeta.
Rasti me i mire eshte ai kreut te Bavarise Horst Seehofer qe ka deklaruar se emigrantet nga kulturat e tjera jane te demshem dhe ka bere thirrje per ndalje te emigracionit nga Turqia dhe vendet arabe.
Edhe pse statistikat tregojne nje pakesim te qarte te emigrimit me origjine turke z. Seehofer per te mbeshtetur qellimet e veta politike perdor imazhin fobik te turmave te crregullta te paraziteve qe dynden tek rrjeti i shtetit tone te ndihmes sociale.
Sigurisht zakoni i keq paragjykimeve politike eshte nje fenomen qe shkon pertej Gjermanise. Se paku ne Gjermani qeverise nuk i duhet si ne Holande te varet ne mbeshtetjen e populisteve te se djathtes te tipit Geert Wilders. Ndryshe nga Zvicra ne nuk na duhet te ndalojme ndertimin e minareve. Gjithashtu te dhenat nga sondazhi krahasues rreth armiqesise ndaj emigranteve ne Europe nuk tregojne numra ekstreme ne Gjermani
Por zhvillimet politike dhe sociale ne Gjermani duke qene se kane nje histori te frikshme nuk kane detyrimisht te njejten domethenie si ne vende te tjera. A ka arsye per tu shqetesuar se mendesia e vjeter mund te riperterihet.
Varet se cfare kuptojme me te vjetra. Ajo cka po shohim nuk eshte nje rilindje e mentaliteteve te viteve 1930. Ne te kundert eshte nje rizgjim i debateve ne fillim te viteve 1990 kur mijera emigrante erdhen nga ish-Jugosllavia gje qe i dha shkas nje debati mbi ata qe kerkonin azil.
Unioni Kristian-Demokrat dhe simotra e tij bavareze Unioni Socialo-Kristian mbeshteten qendrimin se Gjermania nuk ishte vend emigrantesh. Ne ate kohe u dogjen banesa emigrantesh dhe Social-Demokratet leshuan terren duke renen dakord ne Parlament per nje kompromis te rremujshem mbi ligjin e azilit.
Ai debat ishte stimuluar nga ndjenja e rrezikut te kultures kombetare qe i duhej te afirmonte veten si Leitkultur te cilen te sapoardhurit duhet ta ndjekin. Gjithsesi debati i viteve 90 nxitej gjithashtu nga fakti se Gjermania kish pak kohe qe qe bashkuar dhe kish arritur stadin final ne rrugetimin e veshtire drejt nje mentaliteti qe siguronte themelet e nevojshme per nje kuptim liberal te Kushtetutes.
Gjer ne ditet e sotme ideja e Leitkultur varet nga koncepti i gabuar se shteti liberal duhet te kerkoje nga emigrantet me shume se sa vetem te mesojne gjuhen e vendit dhe pranimin e principeve te Kushtetutes. Ne na duhej e mesa duket akoma na duhet te kapercejme mendimin se emigrantet supozohen te asimilojne vlerat e kultures se shumices dhe te adaptojne zakonet e tyre.
Fakti se po deshmojme kete renie regresive drejt nje kuptimi etnik te kushtetutes tone liberale eshte mjaft negativ. shte edhe me keq se sot Leitkultur po perkufizohet jo nga kultura gjermane por nga feja.
Me nje aneksim arrogant te Judaizmit - dhe me nje moskokecarje te pabesueshme per fatin qe pesuan hebrenjte ne Gjermani - apologjetet e Leitkultur perdorin traditen judeo-kristiane si dicka qe na dallon ne nga te huajt.
Gjithsesi nuk mendoj se perdorimi i argumentit te Leitkultur shenon me shume se sa nje veprim regresiv apo se thirrjet e nje autori si Sarrazin te kapur ne debatin e kundershtise se dispozites natyrore ndaj asaj kulturore i kane dhene energji jetegjate perzierjes helmuese te ksenofobise ndjenjave raciste te superioritetit dhe darvinizmit social. Problemet e sotme kane sjelle reagimet e djeshme - po jo te ndonje kohe me te hershme se kaq.
Une nuk nenvleresoj shkallen e akumulimit te ndjesive nacionaliste nje fenomeni qe nuk eshte i kufizuar me Gjermanine. Por ne driten e ngjarjeve te sotme nje tjeter prirje eshte me shqetesuese rritja e preferences per figura jopolitike ne skenen politike qe ngjan me nje element te politikes kulturore gjermane refuzimin e partive politike dhe politikave partiake.
Gjate zgjedhjeve parlamentare per presidentit federal veren e kaluar Joachim Gauck aktivisti pa eksperience dhe pa lidhje partiake i te drejtave civile u shfaq si kandidati kundershtar ndaj z. Wulff politikanit te karrieres. Ne kundershtim me shumicen e kolegjit elektoral z. Gauck nje prift protestant me nje te kaluar opozite ndaj regjimit te vjeter ne Gjermanine Lindore fitoi zemrat e shume njerezve dhe per pak sa nuk fitoi zgjedhjet.
E njejta etje per figura karizmatike qe qendrojne mbi perleshjet politike mund te shihen ne popullaritetin e habitshem te ministrit aristokrat te mbrojtjes Karl - Theodor zu Guttenberg i cili me jo me shume se te kaluaren e familjes se vet manierizmat delikate dhe nje garderobe te miremenduar ka arritur te hedhe ne hije reputacionin e znj.
Merkel.
Edhe me shqetesues eshte lloji i protestave ne rruge qe po shohim ne Stuttgart ku mijera njerez kane dale per te protestuar kunder planit te korporates federale te hekurudhes per te prishur stacionin e vjeter te trenit.
Protestat qe vazhdojne prej muajsh jane reminishenca te spontanitetit jashteparlamentar te opozites se viteve 60. Vetem se ne kundershtim me ate kohe ne kohen e sotme njerez nga gjithe grupmoshat dhe sektoret e popullsise po dalin ne rruge.
Qellimi imediat eshte konservator ruajtja e nje bote te njohur ne te cilen politika nderhyn si krahu ekzekutiv i progresit ekonomik te supozuar.
Gjithsesi ne sfond gjendet nje konflikt me i thelle qe po zien ne lidhje me kuptimin e demokracise ne vendin tone.
Qeveria e shtetit te Baden-Wurttemberg ku gjendet Stuttgart i sheh protestat ne menyre te ngushte si nje ceshtje ku diskutohet nese qeverise i lejohet ligjerisht te planifikoje mega-projekte te tilla afatgjata.
Ne mes te rremujes presidenti i Gjykates Kushtetuese Federale nxitoi te dale ne mbrojtje te projektit duke argumentuar se publiku nderkaq kish votuar per ta miratuar ate 15 vjet me pare e kesisoj nuk kish me qasje ne ndryshimin e tij.
Por qe prej atehere rezulton se autoritetet ne fakt nuk ofruan informacion te mjaftueshem dhe qytetaret nuk paten mundesi te krijojne nje mendim te informuar ku te bazonin voten e tyre. Te insistosh se qytetaret nuk kane me pjese ne zhvillimin e ketij projekti do te thote te mbeshtetesh ne nje kuptim formalist te demokracise.
eshtja eshte kjo a do te thote se pjesemarrja ne procedurat demokratike ka vetem kuptimin funksional per ti mbyllur gojen nje minoriteti qe ka humbur apo kjo pjesemarrje ka kuptimin e qellimshem te perfshije argumentet e qytetareve ne procesin demokratik te formimit te opinionit - dhe vullnetit politik
Motivet qe pershkruajne secilin nga keto tre fenomene - frika nga emigracioni atraksioni i aktivisteve karizmatike jo-politikane dhe rebelimi nga poshte ne Stuttgart - jane te ndryshme. Por ato puqen ne efektin permbledhes te rritjes se shqetesimit kur perballen me nje sistem politik te vetembyllur e gjithmone e me te pashprese.
Sa me shume qe mundesite per veprim nga qeverite kombetare tkurren dhe politikat i nenshtrohen imperativave ne dukje te paevitueshme ekonomike aq me shume zvogelohet besimi i njerezve tek nje klase politike e dorezuar.
Shtetet e Bashkuara kane nje president me nje vizion te qarte politik edhe pse i luftuar dhe i perballur me ndjesi te perziera.
Ajo cka nevojitet ne Europe eshte nje klase politike e rigjeneruar qe kapercen ndjenjen e vet te mposhtjes me pak me teper perspektive vendosmeri dhe shpirt bashkepunues.
Demokracia varet ne besimin e njerezve se kane mbetur mundesi per formimin kolektiv te nje te ardhmeje me sfida.