Copa nga filmi i djegur i Stratoberdhes

Regjisori Kristaq Dhamo tregon ne Arkivin e Filmit historine e censurimit te filmit me metrazh te shkurter Per te qeshur dhe per te qare te Viktor Stratoberdhes. Sprova e pare e filmit artistik shqiptar
Per 85-vjetorin e lindjes dhe 10-vjetorin e vdekjes se regjisorit Viktor Stratoberdha Arkivi i Filmit shfaqi dje ne prani te familjareve regjisoreve bashkekohesve dokumentaret Pushime te gezuara dhe Urime shoke studente realizime te vitit 1955 te Kinostudios Shqiperia e re dhe kinofejtonin Pse keshtu 1956.
Te pranishmit pane vetem tri etyde 6 minuta te montuara ne tre kinoditare te vitit 1957 me titull Pse keshtu qe ishte pjese e nje filmi me metrazh te gjate te Viktor Stratoberdhes Per te qeshur e per te qare. Filmi u censurua. Jane ruajtur vetem fragmentet qe u shfaqen ne kinemane e Arkivit.
Bashkekohesi i Stratoberdhes regjisori Kristaq Dhamo e ka gjetur te plote filmin ne filmarkivin e kohes me 1957 pak para se te digjej.
Ai e tregoi historine e tij per te pranishmit. Filmi u censurua per kritiken qe i bente shoqerise dhe regjimit komunist. Jane hequr episodet e nje skene ne restorant ku zhvillohej pritja per nje zyrtar te kohes qe rrethohej nga servile qe i thurnin elozhe.
Jane hequr skenat ku tregoheshin me realizem te metat e transportit urban te kohes ku nje autobus vinte cdo nje ore njerezit shtyheshin ne radhe e dikush nuk shfaqte sjellje te denje ne keto ambiente.
Ishte me te vertete nje film artistik i realizuar me aktore amatore tregon Dhamo qe mendon se kjo eshte sprova e pare e nje filmi artistik prej 20 minutash nga i cili jane ruajtur vetem 6 minuta ne Arkivin e Filmit.
Ato jane modifikuar ndryshuar dhe i jane pershtatur ideologjise se kohes duke u vene theksi te cfare mund te ndodhe nese shperdorohet pasuria e popullit apo te tilla kusure nuk do te kete me. Nje nder akuzat qe do ti rendonte regjisorit ne Konferencen e Tiranes me 1956 ishte edhe kjo.
Dy dokumentaret e tjere qe shkonin ne vijen e ideologjise komuniste Dhamo i vlereson per disa risi per lirizmin realizmin dhe perdorimin per here te pare te flash-back-ut ne dokumentare.
Nuk ka asgje te shtirur ne shtepine e pushimit te pioniereve ne krevatet prej druri pjatat luget e aluminit konstaton Dhamo dhe ben nje paralelizem me filmat e neorealizmit evropian.
Regjisori Kristaq Dhamo ka ndenjur per nje kohe te shkurter me Stratoberdhen rreth 6 muaj kane komunikuar me teper permes korrespondences. Edhe pas viteve te burgimit dhe emigrimit ne Greqi e Kanada te Viktorit ai mundi ta takonte vetem nje here ne vitin 1995.
Nga nje bisede e gjate rreth 7 ore mes te dyve Dhamo kujton qe te Stratoberdha nuk kishte humbur miresia besimi edhe pas asaj periudhe te veshtire. Kolegu megjithate i kishte thene Une fal por nuk harroj.
Ne takim u prezantua nje album modest 13 muaj kineast i pergatitur nga familja ku perfshihen fotografi kujtime korrespondenca me miqte dhe nje interviste me Stratoberdhen.