E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare sndal sulmin ben akuza politike ne gjyq

/ /

Shfajesimi i te akuzuarit si kreu i bandes se Lushnjes ishte serish ne tone sulmi dhe ironie drejt shtetit dhe kryeministrit te vendit.
Duke pohuar se ishte shnderruar ne nje showman Bare tha se ne seancen e nje jave me pare ishte sjelle si shqiptar pasi ishte cenuar ai dhe familja e tij. Nese shikoni seancat parlamentare kreu i shtetit ne cdo seance permend emrin tim u shpreh Bare. Ne menyre ironike Bare shpreh se shteti mendon te shkoje ne shopingje erotike.
REAGIMI
Ndryshe nga tensioni ne te cilin u perfshi ne seancen e se merkures se kaluar dje Aldo Bare u paraqit i qete ne gjykate. Pyetjes se kryesueses se seances nese ishte dakord me vazhdimin e seances ne mungese te avokatit te tij Bare iu pergjigj qetesisht Pa avokat nuk pranoj te zhvillohet seanca. Nuk e di pse nuk ka ardhur avokati. Mbase eshte semure. Por nese do shteti e vazhdojme ne gjyqin. Por kur kryesuesja Hajdari i permendi seancen e kaluar ku sipas gjykates Bare u perjashtua per shkak te sjelljes jo te mire i pandehuri reagoi. Vete me cenuat qe me thate sjellja juaj. Une jam sjelle si shqiptar. Prandaj kam ardhur ketu. Nuk jam as poliagjent sic eshte ai legeni. Familja ime eshte degjeneruar. Nuk kemi leke te blejme ilace per te mbajtur prinderit se kane kaluar ne depresion. Kurse shteti mendon te shkoje neper shopingje erotike te mbaje familjaret e vete u shpreh Bare. Nderkohe qe nderhyrjes se kryesueses se seances e cila tha se Bare se po perpiqej te bente show i pandehuri iu pergjigj Po showmen jam. I kemi bere qejfin shtetit. Ne te njejten kohe kryesuesja e seances i pohoi te pandehurit te mos i perseriste verejtjen qe i beri nje seance me pare dhe e paralajmeroi qe nese nje situate e tille do te perseritej do te merreshim masa qe gjyqi te zhvillohej pa pranine e tij. Seanca e djeshme ne ngarkim te Aldo Bares te Krimet e Renda u shty per shkak te mungeses se avokatit Vladimir Mece mbrojtesit ligjor te Bares ne proces. Procesi gjyqesor ndaj tij eshte ne fazen e pyetjes se deshmitareve te mbrojtjes.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›