E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder izolohen dy komuna

/ /

Sipas drejtuesve te Shtabit te Emergjencave Civile ne Shkoder kjo permbytje eshte shkaktuar nga fryrja tej mase e liqenit te Shkodres nga ku buron edhe lumi Buna pasi shkarkimet e hidrocentraleve kane qene konstante ne nivelin e 1000 m3/s. Paraditen e se merkures permbytjet kane avancuar duke e rritur se tepermi siperfaqen ne komunat e Anes se Malit dhe ne ate te Dajcit. Tashme ne zonen e Obotit ne komunen Ana e Malit krahas permbytjes se rruges lidhese te ketij fshati me pjesen tjeter te komunes uji ka filluar te depertoje edhe ne banesat me te uleta te tij. Ne kete zone mund te depertojne vetem mjetet e larta te transportit. Ndersa ne komunen e Dajcit vec fshatit Darragjat ku uji ka kapercyer argjinaturen ne ndertim e siper te ketij fshati permbytja ka avancuar duke bllokuar segmentin rrugor Darragjat-Shirq. Zgjerimi i siperfaqes se mbuluar nga uji ne kete komune ka bere qe te permbytet rruga qe e lidh me rrugen Shkoder-Velipoje si dhe ne nje numer te konsiderueshem te tokes bujqesore ne te dyja anet e saj. Ne kete segment rrugor qarkullimi paraqet veshtiresi per autoveturat e uleta. Nderkohe qe ne keto dy akse rrugore ne ate te komunes Ana e Malit dhe te komunes Dajc Policia e Shtetit ka marre masa duke instaluar sherbime te policise se qarkullimit rrugor te cilet po e monitorojne situaten hap pas hapi pasi ne rast te shtimit te nivelit te ujit mund te kete rrezik per qarkullimin e mjeteve. Diten e djeshme ka pasur prezence uji ne lagjet periferike te qytetit te Shkodres Ajasem dhe Bahcallek. Nderkohe qe niveli i ujit ne liqenin e Shkodres eshte teper kritik. Kjo ka ardhur si pasoje e reshjeve te shumta te rena ne Malesite e Shkodres Malesise se madhe dhe ne ato te Malit te Zi duke fryre tej mase perrenjte malore si dhe lumenjte qe derdhen ne liqen. Per pasoje niveli i liqenit po rritet me shpejtesi duke iu afruar ndjeshem banesave ne lagjen e Livadheve ne brigjet e liqenit. Rritja e nivelit te liqenit ne menyre te vazhdueshme perben nje kercenim edhe per lagjet ne hyrje te qytetit te Shkodres pasi uji mund te dale nga kolektoret e ujerave te bardha dhe te vershoje mbi siperfaqet rrugore me rrjedhje te lire cka do te perbente nje veshtiresi me shume per autoveturat qe hyjne e dalin ne qytetin e Shkodres. Gjate nje mbledhjeje te zhvilluar diten e djeshme me pranine dhe te drejtorit te Emergjencave Alfred Olli ky i fundit eshte shprehur se gjendja nuk eshte alarmante. Megjithate nga ana e Ministrive te Brendshme te Mbrojtjes si dhe te strukturave te njesive vendore jane marre te gjitha masat per te perballuar me sukses edhe kete situate u shpreh Olli. Ai u eshte pergjigjur banoreve duke thene se lajmerimi ndodh kur ka shkarkime te medha nga hidrocentralet por nuk mund te parashikohet fryrja e liqenit. Bulqize reshjet bllokojne rrugen e varrezave

BULQIZE - Rruga e varrezave publike ne qytetin e Bulqizes eshte bllokuar prej tri ditesh per shkak te reshjeve te dendura te shiut dhe rritjes se nivelit te ujit ne rrugen qe kalon ne Fushen e Vajkalit. Here pas here ky segment rrugor afro 600 metra eshte mbushur me inerte per te mundesuar levizjen e mjeteve qe levizin ne aksin Burrel-Peshkopi duke devijuar makinat nga rruga ne mes te qytetit. Bllokimi i rruges se varrezave eshte pritur me shqetesim nga banoret e ketij qytetit pasi vetem me mjete lundruese mund te udhetohet drejt varrezave ne rast fatkeqesie.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›