E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci gjykata refuzon lirimin e Dritan Minxollit kreut te fabrikes

TIRANE - Gjykata e Tiranes e rrezoi si te pabazuar ne ligj kerkesen e Dritan Minxollit te pandehurit te arrestuar te dosjes Gerdeci per lirim te menjehershem nga qelite e parabugimit. Vendimi i gjykates solli revoltimin e disa prej te pandehurve te cilet u larguan nga salla e gjyqit duke sjelle me pas edhe deshtimin e seances. Kerkesa e te pandehurit Dritan Minxolli per lirim te menjehershem per shkak te humbjes se fuqise se mases se sigurise arrest me burg si pasoje e tejkalimit te afateve te paraburgimit eshte e pabazuar ne ligj dhe si e tille duhet te rrezohet u shpreh dje kryesuesi i seances gjyqtari Ridvan Hado. Ne arsyetim kryesuesi Hado permendi edhe argumentimin e kerkeses se Minxollit mbi vendimin e Gjykates se Larte te 3 nentorit te ketij viti per rigjykimin e kerkeses se tre te pandehurve te tjere te arrestuar te dosjes Gerdeci per lirimin nga qelia. Ne lidhje me vendimin e Gjykates se Larte gjykata konstaton se vetem vendimet e Kolegjeve te Bashkuara jane detyruese per ceshtjet e ngjashme arsyetohej ne vendim. I menjehershem ishte reagimi i avokatit Maks Haxhia. Vendimi eshte antikushtetues. U shkel haptazi Kodi i Procedures Penale. Duke mos pasur garanci se ky proces do te shqyrtohet konform ligjeve ne do te shikojme qendrimin tone si mbrojtes ne proces u shprehen pothuajse njezeri tre prej avokateve te cilet braktisen seancen. I pandehuri Minxolli kerkoi lirim te menjehershem ne seancen e se premtes. Ne kerkese avokati i tij pohonte se masa e sigurise ndaj Minxollit ajo e arrestit me burg e ka humbur fuqine e saj prej 89 ditesh. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›