Aldo Bumçi: Drejtuesit e artit të pazëvendësueshëm!
19/01/2012 Drejtuesit e institucioneve të artit në Shqipëri sot për sot duket se janë të pazëvendësueshëm! Të paktën ata që kanë mbushur moshën e pensionit prej kohësh... Kjo gjë pohohet nga vetë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, në analizën vjetore që ai bën për arritjet e ministrisë që drejton.
Ndërsa “reklamon” arritjet në fushën e turizmit dhe të trashëgimisë kulturore për vitin që lamë pas, i pyetur se pse shumë nga drejtuesit e institucioneve artistike në vend që kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë ende të qëndrojnë në krye të institucioneve, pavarësisht asaj që parashikon ligji për pensionet, ministri Bumçi iu përgjigj se ata qëndrojnë pikërisht për shkak të talentit dhe aftësisë për të drejtuar.
Nuk e dimë se çfarë talenti të veçantë pati parasysh ministri kur bëri këtë koment, porse talenti jo gjithmonë lidhet domosdoshmërish me aftësinë e të qenit artist i mirë dhe drejtues, por edhe me të qenit “i përshtatur” i mirë dhe “manipulues” apo “i devotshëm” ndaj atyre që janë më lart teje.
“Nëse fushat e tjera kanë shumë prurje, në art është talenti, aftësia që duhet për të drejtuar. Duhet të jesh personalitet i spikatur dhe nuk është e lehtë të zëvendësosh”, komentoi ai, ndërsa vijoi se “Interpretimi i ligjit nuk është i detyrueshëm”. “Mosha e pensionit është në varësi të nevojës, detyrës në atë fushë. Janë vetëm që institucionet të vazhdojnë ecurinë në rritje”, vijoi më tej Aldo Bumçi.
Turizmi
Ndërsa bëri analizën e 2011-ës, ai u ndal gjatë në fushën e turizmit, ku veçoi vlerësimin e Shqipërisë nga guida turistike ndërkombëtare “Lonely Planet” në listën e 10 vendeve më të mira për t’u vizituar. “Klasifikimi i 10 vendeve është bazuar në potencialet turistike, nivelin e argëtimit, koston e pushimeve, mikpritjen etj. Gjatë vitit 2011, Shqipëria ka marrë pjesë në 9 panaire ndërkombëtare turistike, krahasuar me 6 në vitin 2010”, nënvizoi ministri, ndërsa bëri të ditur se për vitin 2011 kanë hyrë gjithsej 4 milionë e 1 mijë vizitorë të ndarë në: 2 milionë e 734 mijë vizitorë jorezidentë me nënshtetësi të huaj, 1 milion e 267 mijë vizitorë jorezidentë me nënshtetësi shqiptare. Kështu, numri i vizitorëve me nënshtëtësi të huaj është rritur 18.7%, në krahasim me një vit më parë ose kanë hyrë më shumë se 430 751 vizitorë në krahasim me 2010. Numri i vizitorëve në parqet arkeologjike gjatë vitit 2011 është 372 926. Ai veçoi edhe zbatimin e projektit të finacnuar nga UNDP për realizimin e një Studimi Fizibiliteti për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën Durrës Plepa –Përroi i Agait (shkëmbi i Kavajës). “Në kuadër të projektit “Promovimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisit në rajonin e Kukësit” implementuar nga UNDP janë realizuar ndërhyrje për rehabilitimin e infrastrukturës turistike në rrethin e Kukësit, është hapur zyra e Informacionit Turistik dhe janë vendosur sinjalistika turistike, është ndërtuar kampingu në Valbonë etj”. Ai foli edhe për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit ekonomik me Turqinë, marrëveshjet në fushën e turizmit me Kinën, në kulturë dhe turizëm me Katarin, me Vatikanin, me Rusinë.
Trashëgimia kulturore
Në këtë drejtim Bumçi vlerësoi rikonstruksionin e rrugës pedonale në Shkodër me një investim prej 30 mln lekë, blerjen e një godine të re për Fototekën Marubi në rrugën pedonale, një nga atraksionet e qytetit të Shkodrës me akses të konsiderueshëm nga publiku dhe vizitorët. Ai përmendi përfundimin e fazës së parë të projektit “Zhvillim i qëndrueshëm dhe integral i qendrave të trashëgimisë historike” me financim të Komisionit Evropian, Programi CARDS 2006 me vlerën 3 148 262 euro. Në këtë projekt janë përfshirë rehabilitimi i siteve historike: Kalaja e Tiranës rikonstruksion i rrugës “Murat Toptani”, Kalaja e Krujës dhe Kalaja e Himarës. Ndërkohë ka nisur zbatimi i fazës së dytë të këtij projekti (Programi IPA 2009) me vlerën 3 148 262 euro me rehabilitimin e siteve historike të Shkodrës (Rruga "Kardinal Koliqi"), Elbasanit (Rruga “Egnatia"), të Korçës ("Pazari i Vjetër), të Beratit (Kalaja). Pas 20 vjetësh u rihap Muzeu Arkeologjik i Apolonisë me financim të UNDP-UNESCO. “Është ngritur edhe pavijoni muzeor i genocidit komunist përmes një financimi nga buxheti i shtetit në vlerën 5.2 milionë lekë në Muzeun Historik Kombëtar. Janë miratuar projektet për rijetëzimin e kalasë së Lezhës dhe të Ndroqit, të cilat do të mbështeten dhe zbatohen plotësisht nga sipërmarrje private”, vijoi Bumçi, ndërsa bëri të ditur se është hartuar edhe Plani Kombëtar i Veprimit për luftën kudër trafikimit të veprave të artit (dokumenti është në fazën e miratimit në Këshillin e Ministrave). Për herë të parë është hartuar nga një grup pune kartela shkencore tip për trashëgiminë shpirtërore dhe janë përcaktuar zërat e ndryshëm të regjistrimit për të gjitha zhanret.
Arti dhe kultura
Për vitin ku sapo hymë më të rëndësishmet duket se janë ngritja e Qendrës Kombëtare të Artit dhe kthimi i Cirkut në institucion qendror, kombëtar.
Ndërsa i rëndësishëm u cilësua edhe krijimi dhe funksionimi i institucionit qendror publik të Teatrit Kombëtar të Komedisë. Sipas Bumçitm, infrastruktura e institucioneve të artit dhe të kulturës është përmirësuar. Për këtë ai merr si shembull rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Kukullave dhe rikonstruksionin e pjesshëm të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Galerisë Kombëtare të Arteve, Teatrit Kombëtar. Ai reshtoi veprimtaritë kulturore dhe përkujtimore të mbështetura nga ministria që drejton si arritje të saj. Kështu përmendi si më të spikaturat ato organizuar për At Gjergj Fishtën në 140-vjetorin e lindjes, Marie Krajën në 100-vjetorin e lindjes, Migjenin në 100-vjetorin e lindjes.
Të rinjtë
Fondi Publik i të Rinjve në TKOBAP – në muzikë, balet dhe Ansambël Popullor ka angazhuar 40 artistë të rinj përgjatë gjithë vitit në produksionet e këtij institucioni me vlerën prej 7.500.000 lekësh. “Festivali Teatror i të Rinjve” në teatër ka angazhuar mbi 60 artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit debutuan krijimet e tyre në skenën e TK, përgjatë vitit që lamë me vlerën prej 3.963.000 lekësh. Fondi për Aktorët e Rinj të Teatrit Kombëtar për Fëmijë ka qenë në vlerën 3.390.000 lekë, ndërsa ai për artistët e rinj në artin pamor (gjashtë artistë të rinj të atashuar pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në cilësinë e kuratorëve dhe koordinatorëve të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare më të rëndësishme vjetore) ka qenë 1.008.00 lekë. Në fund të vitit 2011 në kuadër të çeljes së veprimtarive festive për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 2011- 28 nëntor 2012) janë shpallur dy konkurse: konkursi me karakter kombëtar (për realizimin e logos me temën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të shoqërojë të gjithë komunikimet zyrtare dhe konkursi me karakter ndërkombëtar për realizimin e Monumentit të Pavarësisë, e cila do të vendoset në një nga hapësirat publike të qytetit të Tiranës më 28 nëntor 2012. Me nënshkrimin më 20 dhjetor 2011 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit Evropian për programin për kulturën të BE-së , “Kultura 2007-2013”, të gjitha institucionet kulturore shqiptare do të mund të aksesojnë fonde të BE-së në fushën e artit, kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.
Libri dhe biblioteka
Në kuadër të dënimeve të krimeve të komunizmit, gjatë vitit 2011 u financua botimi i veprës studimore “Masakra e Tivarit” e autorit Uran Butka, veprës “Rrugët e ferrit të çarë”, të autorit Visar Zhiti, si edhe u realizua promovimi i librit “Gjysmë shekulli genocid në Shqipëri” të studiuesit Tomor Aliko. Është dhënë mbështetje financiare për pjesëmarrjen e një grupi shkrimtarësh dhe botuesish shqiptarë në “Panairin e Ndërkombëtar të Librit Lejpzig 2011”, i konsideruar si panairi më i madh në botë për shkrimtarët. Ministri foli edhe për arritjet në fushën e sportit.
Objektivat
Muze të rinj për 2012-ën dhe rikthim i veprave të Lin Delisë
Miratimi i ligjit të ri “Për turizmin” dhe përgatitja e akteve nënligjore në zbatim të tij është një prej objektivave të parashikuara për këtë vit nga Ministria e Kulturës. Ligji parashikohet të nxisë, lehtësojë e orjentojë investimet private në këtë sektor, instrumentet për planifikimin e zhvillimit të turizmit, forcimin e partneritetit me sektorin privat. Në fushën e trashëgimisë kulturore prioritet i vihet muzeve. “Kemi nevojë të rrisim ndjeshëm numrin e muzeve në Shqipëri për dy qëllime: për qëllime edukative si tempuj të historisë dhe kujtesës kombëtare dhe si burime të rëndësishme turistike që gjenerojnë të ardhura dhe rrisin kohën e qëndrimit të turistëve në zonë”, nënvizoi Bumçi. Kështu gjatë këtij viti në qendër të vëmendjes do të jenë përfundimi i rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, Muzeut të Genocidit Komunist në Shkodër, hapja e Pavijonit Etnografik në Muzeun Historik Kombëtar, rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik të Elbasanit. Në partneritet me sektorin privat do të realizohet ngritja e Muzeut Etnografik të Durrësit, ngritja e Muzeut në Kalanë e Gjirokastrës, Muzeu në tunelin e Porto Palermos. Ministria po negocion njëkohësisht për mundësinë e sjelljes së pikturave të piktorit të njohur Lin Delia në Shqipëri.
Njëkohësisht rëndësi do i kushtohet trashëgimisë shpirtërore. Do të fuqizohet Qendra e Veprimtarive Folklorike dhe Ansambli Popullor dhe do të krijohet një kalendar aktivitetesh dhe festash tradicionale në bashkëpunim me qeverisjen vendore. Do të mendohet në mënyrë të veçantë edhe për rijetëzimin e monumenteve të Kulturës. “Do të shpallim publikisht një listë me monumente kulture dhe do të nisë procesi i rijetëzimit të këtyre objekteve nëpërmjet përfshirjes së sektorit privat”. Kjo në shembullin e nismave që janë marrë në kalatë e Lezhës dhe të Ndroqit. Kremtimi i 100 vjetorit të Pavarësisë shihet me prioritet për këtë vit. Do të paraqitet një kalendar i pasur i aktiviteteve të MTKRS në bashkërendim me të gjitha institucionet publike të artit, si dhe operatorë të tjerë që zhvillojnë veprimtarinë në fushën e artit, kulturës në vend, si dhe jashtë saj. Në qendër të këtyre aktiviteteve do të jetë krijimtaria kombëtare. Aktivitete të tilla do të ketë me shumicë. Ajo që mbetet të presim dhe të shpresojmë se do të vijë siç duhet është cilësia.