E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizim masiv i pyjeve, të mblidhet taksa e pronës

19/01/2012  Deklarata e Kryeministrit

Kryeministri Sali Berisha tha dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Komunave se, përparësi ka propaganda fiskale dhe kjo duhet zbatuar me korrektësi nga ana e pushtetarëve vendorë. Sipas Berishës, këtë vit parashikohet privatizim masiv i sipërfaqeve pyjore, por vendorët do të kenë për detyrë të mbledhin taksën e pronës dhe të mos e neglizhojnë atë. “E rëndësishme është propaganda fiskale, të bëjmë një hap në këtë drejtim. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë regjistrimin e pyjeve. Do të ketë 4-fishim të fondeve në drejtimin tuaj por dhe taksa e prones duhet paguar. Kjo ka rëndësi jetike për vendin, që të performoni, të mblidhni taksa, kjo është përcaktuese, sepse cdo politikë fiskale që rrënon të ardhurat në tërësi përbën rrezik për vendin, aq më tepër sot në kohë krize”. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria nuk ka vullnet të mbaj asnjë prone private në territorin e saj. “Qeveria do të zbresë 10 përqind të pyjeve te vendit në parqe kombëtare. Ky do të jete viti i privatizimeve masiv të pyjeve" tha Kryeministri. Lidhur me taksën e pronës, Kreu i qeverisë solli shembull Pejën në Kosovë. “Një pjesë e taksave në Pjeë, rreth 40 përqind të taksave mblidhen nga taksa e pronës, kurse këtu hic. Ndaj ju lutem shumë kjo duhet zbatuar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›