Zbulimet e mbishkrimeve greke në Apoloni
19/01/2012 Gërmimet Arkeologjike
Fushata gërmimesh të suksesshme, zbulime dhe arritje, pavarësisht mungesave. Kjo vërehet pak a shumë në raportin përmbyllës për vitin që lamë pas të fushatave arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë. Një ndër fushatat më interesante të 2011-ës është padyshim ajo që lidhet me gërmimet në Apoloni.
Gërmimet në Apoloni për vitin 2011 u përqëndruan në sektorin e banesave, në agora dhe në teatrin e qytetit. Pikësynimi i gërmimeve të këtij viti në sektorin e banesave ishte zbulimi i plotë i kolektorit kryesor në drejtimin lindje-perëndim, si dhe sqarimi i lidhjes së tij me banesën me peristil G.
Gërmimi i përqëndruar në pjesën qendrore të kanalit dëshmoi se zona në jug të murit anësor të kolektorit është pjesë e banesës me peristil, e cila karakterizohet nga disa faza ndërtimi, që datohen nga periudha klasike deri në atë perandorake. Po gjatë këtij viti, u bë një zbulim në rrugën që ndan banesën me peristil me manastirin dhe shtëpinë e arkeologëve. Prania e disa blloqeve të mëdhenj sipërfaqësorë dhe teserat e panumërta të mozaikut në sipërfaqe, bënë të domosdoshme verifikimin e kësaj zone dhe nxorrën në dritë rrënojat e një godine me përmasa të mëdha, ndoshta me karakter publik, dyshemeja e së cilës ishte e shtruar me një mozaik polikrom.
Gërmimet në agora u përqëndruan në zonën e portikut: gërmimi i pjesës lindore të portikut solli sërish të dhëna me shumë interes për fillimet e okupimit të zonës së ahorasë gjatë periudhës arkaike dhe për fazat nëpër të cilat ka kaluar vetë monumenti i portikut. Gjatë gërmimit u bënë të ekspozueshme dy baza kolonash. Ndërmjet këtyre dy bazave u gjet dhe një mozaik, i cili ndryshe nga mozaikët e tjerë të gjetur në Apoloni, nuk është i ndërtuar me tesela, por me guralecë të vegjël lumi. Me shumë gjasë, ky mozaik daton shek. VI pes dhe u përket banesave, të cilat u shkatërruan për të krijuar sheshin e ndërtimit të agorasë. Nga gjetjet kryesore të këtij viti në agora janë disa tableta prej plumbi me mbishkrim në greqisht, të cilat, për nga karakteri i shkrimit, i takojnë shek. V pes.
Gërmimet në teatër u përqëndruan në stoa, në orkestër dhe në disa banesa pranë tij. Gërmimet në stoa arritën në tabanin natyror në pjesën më të madhe të sipërfaqes dhe treguan se ajo vazhdon edhe më tej drejt veriut.