Vritet per gjakmarrje i riu ne Shkoder plagoset nje kalimtar i rastit
SHKODR- Nje i ri eshte ekzekutuar sot ne Shkoder nderkohe qe nga te shtenat ka mbetur i lenduar edhe nje kalimtar.
Ngjarja e rende ndodhi ne mesdite dhe sipas policise viktime eshte shtetasi Dritan Prroni.
Sipas hetimeve te para vrasja ka ndodhur per gjakmarrje dhe ka per autor shtetasin Mark Njemza.
Policia eshte duke hetuar per zbardhjen e plote te ngjarjes qe shenoi 1 te vdekur e nje te lenduar ne mes te dites ne qender te Shkodres.