Vidhnin makina arrestohen dy shtetas

Policia e kryeqyetit ne bashkepunim me ate te Lushnjes kane bere te mundur identifikimin e dy shtetasve autor te dyshuar te nje sere vjedhjesh se automjeteve ne Tirane. Dy shtetasi te cilet jane arrestuar me date 6 tetor nga policia e Lushnjes jane Sadedin Beniamin Jaupaj 20 vjec lindur dhe banues ne Armen Vlore Sandi Lefter Sulaj 25 vjec lindur dhe banues ne Armen Vlore. Keta dy shtetas dyshohet se me date 7 shtator 2010 ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane ne bashkepunim me njeri tjetrin kane vjedhur dy automjete automjetin tip Benz ngjyre gri me targa TR 8834 I ne pronesi te nje shtetasi si dhe automjetit tip Benz 200 me targa TR 7696 E.
Makina te tjera per vjedhjen e te cilave dyshohen keta shtetas eshte dhe nje Benz 240 me targe TR 3533 M ne pronesi te nje shtetasi vjedhje kjo e ndodhur ne Rrugen e Durresit ne Tirane. Ndersa me 6 shtator 2010 dyshohet se kane vjedhur automjetin tip Benz 240 ngjyre e bardhe me targa TR 2066 G vjedhje kjo e realizuar prej tyre ne rrugen Qemal Stafa ne Tirane.
Spas njoftimit te policise materialet proceduriale te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane