Aleanca Demokristiane propozon “Pakt Kombëtar për Luftën ndaj Korrupsionit e Kriminalitetit”
Gjëja e parë që shqiptarët kane menduar për integrimin në Bashkimin Evropian ka qene lëvizja e lirë e tyre. Një e drejtë normale e legjitime që popullit shqiptar i ishte mohuar me dekada në sajë të izolimit te gjatë nga diktatura komuniste më e egër në Evropë. Çdo shqiptar ëndërronte se do te vinte nje dite qe të lëvizin lirisht në Evropë, pasi besonin shumë që janë një popull evropian dhe qe i përkasin kontinentit te lashte. Dhe dita e shume pritur erdhi ! Shqiptaret fituan te drejten per te levizur te barabarte ne familjen europiane. Ëndrra u be realitet..Ky ishte perceptimi i parë i masës së gjerë të popullsisë por, integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian përfshijne dhe shumë aspekte të tjera që lidhen me zhvillimin e ekonomik të vendit, me konsolidimin e demokracisë dhe të rendit kushtetues. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se bashkë me integrimin evropian vjen rritja e mirëqenies së njerëzve duke punuar e jetuar si çdo qytetar i lirë i BE-së. Për të arritur këtë zhvillim, demokristianet besojne se politikanet duhet të jene më konkurrues dhe t’i përgjigjen të gjitha sfidave që kerkohen e qe të çojnë sa më shpejt drejt integrimit e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Sfida qe kemi perpara eshte plotesimi i 12 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian. KE me 13 tetor do të publikojë raport-progresin për vitin 2011 dhe kërkon që politika në Tiranë të japë një mesazh pozitiv. Ministrat e Jashtem te BE-se kërkojne që në kohen e mbetur polarizimi mes dy partive kryesore PD dhe PS duhet të vijë në ulje dhe bashkëpunimi mes tyre duhet të rritet në mënyrë që prioriteti i integrimit të marrë vëmendjen e nevojshme. Seanca e pare e parlamentit nuk tregoi shenja bashkpunimi.Socialistet rikonfirmuan pozicionin ekstrem ndaj maxhorances ne llogoren e tyre.
Kryeministri Berisha vijon punen intensive nepermjet Ministrise se Integrimit, e cila është organ shtetëror i specializuar për ndjekjen e politikave të integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo bën drejtimin teknik dhe bashkërendimin e procesit të integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha drejton dhe koordinon procesin e përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë komunitar. Udhëheq metodikisht dhe koordinon me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera qendrore përmbushjen në kohë të programeve kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian. Koordinon programimin, monitorimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Gjithashtu, promovon ndërgjegjësimin e publikut mbi Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër opozita e drejtuar nga Rama vazhdon te pengoje procesin. Ky veprim i opozites quhet mëkat ndaj popullit dhe shtetit tend.
Aleanca Demokristiane mendon se kontributi më i madh që duhet të japë politika për integrimin e vendit është përmbushja e plotë e reformave të ndërmarra, eshte plotesimi i 12 prioriteteve, kushteve të përcaktuara, detyrime në kuadër të këtij procesi. Me progresin që kemi arritur, qeveria, mazhoranca dhe politika në tërësi duhet shikoje të gjitha mundësitë, që në bashkëpunim me strukturat e Bashkimit Evropian të hedhim hapin tjetër, atë për marrjen e statusit te vendit kandidat. ADK-ja shpreh bindjen se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Per te shkuar drejt antaresimit te plote ne BE ende mbetet nje rruge e gjate per ne shqiptaret. Me marrjen e këtij statusi, politika shqiptare do të fokusohet në hapat e mëtejshme që duhen ndërmarrë lidhur me negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
ADK-ja eshte e ndërgjegjshme se lufta kunder korrupsionit e kriminalitetit nuk ka arritur ne nivelet me te mira te mundshme, por nese ekziston vullneti politik per ta intensifikuar luften kunder ketyre fenomeneve duke i goditur ato ne majen e kupoles dhe duke i ndeshkuar simbas ligjit, lufta duhet te vazhdoje. Aleanca Demokristiane propozon nje “Pakt Kombetar per Luften ndaj Korrupsionit e Kriminalitetit” mbasi nepermjet kesaj lufte realizojme integrimin, duke e lene menjane propaganden e flluskave te sapunit dhe fshehjen mbas gishtit te vogel te dores. Kush vertete e deshiron integrimin e Shqiperise ne BE le ta filloje betejen me korrupsionin brenda vehtes,brenda partise,brenda shoqerise.