E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të jemi përkrah jush duke lobuar për integrimin sa më shpejt në BE”

07-09-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pret delegacionin e Parlamentit të Austrisë

Një delegacion i gjerë nga parlamenti Austriak ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Kryetares së Kuvendit, për të prekur nga afër realitetin dhe për të njohur vendin, historinë, zhvillimet e fundit.
Të kryesuar nga Werner Amon, deputetët austriakë ishin dje në zyrën e zonjës Jozefina Topalli, duke e konsideruar këtë vizitë një kënaqësi dhe nder. “Është impresionues, tha Amon, i gjithë transformimi që ka pësuar Shqipëria. Ju përgëzoj ju dhe qeverinë tuaj për progresin e bërë.”
Duke u uruar mirëseardhjen të ftuarve nga një vend mik si Austria, Kryetarja e Kuvendit tha se është kënaqësi për të, të presë parlamentarë nga Europa dhe mbarë bota, për t’i dhënë atyre mundësinë të njohin nga afër Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Kjo vizitë është edhe një nxitje për bashkëpunim ekonomik. Investimet e suksesshme austriake në banka, energji e sigurime janë një garanci edhe për investime të tjera austriake në vendit tonë”, u shpreh Topalli.
“Austria, tha Kryetarja e Kuvendit ka qenë gjithnjë një mbështetëse e Shqipërisë dhe për këtë, shqiptarët ju janë mirënjohës. Ne besojmë fort në mbështetjen e vendeve mike si ju, edhe në hapat e tjerë drejt BE-së. Shqipëria, po rikuperon me hapa galopante kohën e humbur. Shqiptarët kanë guxim, kanë energji, kanë vokacion perëndimor dhe mbi të gjitha janë europinë”
“Nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Europës, tha zoti Amon. Ne do të jemi përkrah jush duke ju mbështetur e duke lobuar për integrimin e Shqipërisë sa më shpejt në Bashkimin Europian”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›