E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e ZI Po rrezikohet asimilimi i 3 milione emigranteve

Grupimi kerkon hapje te shkollave shqipe ne Greqi Turqi

Aleanca Kuq e Zi kerkon ndertimin e shkollave shqipe ne vendet ku jetojne dhe punojne emigrantet shqiptare. Permes nje letre drejtuar Ministrise se Jashtme te Shqiperise dhe Kosoves Aleanca ngre shqetesimin se po rritet rreziku i asimilimit te emigranteve pasi femijet e emigranteve shqiptare neper bote po humbasin gjuhen e tyre.

Aleanca u ka kerkuar dy ministrive te krijohet nje buxhet i ri per ndertimin e shkollave shqipe ndersa ka shtuar se shteti duhet ti mbroje shqiptaret kudo qe ata ndodhen. Aleanca Kuq e Zi gjithashtu ka theksuar se vetem ne Greqi jane 1 milion shqiptare ne Turqi se paku 2 milione shqiptare e kosovare si edhe qindra te tjere ndodhen neper Europe. Me tej Aleanca thekson se dhe nje vend si Greqia qe eshte perfshire nga kriza ekonomike serish gjen fonde te financoje shkollat greke ne Shqiperi. Aleanca kerkon qe shteti te respektoje nenin 8 te Kushtetutes e te marre masa per kete kategori qe po harrojne shqipen dhe nuk ua transmetojne dot brezave. Me pak se 1 milion shqiptar ne Greqi dhe afro 2 milione shqiptar ne Turqi nuk gezojne te drejten per arsim ne gjuhen amtare. E njejta situate ndodh edhe ne disa shtete te tjera ne Europe. AK kerkon qe Greqia Turqia dhe cdo shtet tjeter te njohin te drejtat elementare te minoritetit shqiptar. AK deklaron se ne Greqi 1 nder 9 qytetare jane shqiptare dhe duhen krijuar shkollat shqipe ne cdo qytet kryesor si Athina Selaniku Janina Korfuzi Krete etj. Ne te njejten kohe ne Turqi jeton numri me i madh i shqiptareve ne raport me cdo shtet tjeter dhe atje nuk ekziston asnje shkolle shqipe thuhet ne deklarate. Kerkohet qe qeveria shqiptare te zbatoje neni 8 te Kushtetutes mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve kudo qe ndodhen apo jetojne. Greqia ndonese ne krize te thelle financiare po investon per minoritetin hapjen e shkollave greke ne Himare Sarande Korce.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›