Aleanca Kuq e Zi Censusi te shpallet i pavlefshem

Aleanca Kuq e Zi mbajti një konferencë për shtyp mesditën e së dielës, gjatë së cilës denoncoi regjistrimin e popullsisë si abuziv, kërkoi shpalljen e tij si të pavleshëm dhe akuzoi qeverinë për falsifikimin e të dhënave.
”Censusi është një farsë e qeverisë së nënshtruar”, deklaroi zëdhënësi i Aleancës. “Qeveria, nuk përmbushi rekomandimet e Bashkimit Europian, por ato të Athinës. Ekzistojnë prova edhe që anketuesit janë urdhëruar të falsifikojnë të dhënat”.
Sipas “AK”-së, përveç rritjes fiktive të numrit të minoritetut grek, po “realizohet edhe një rritje abuzime e të ardhurave për frymë dhe reduktim fiktiv i papunësisë në vend. Të gjitha këto bëhen për të përmirësuar në mënyrë të pavërtetë performancën e qeverisë”. Shqipëria është duke ndjekur të njëjtën rrugë si Greqia për të hyrë në Bashkimin Europian, rrugën e falsifikimit
Aleanca Kuq e Zi
Aleanca vazhdoi me akuzat e saj, duke theksuar se “Shqipëria është duke ndjekur të njëjtën rrugë si Greqia për të hyrë në Bashkimin Europian. Ata hynë duke falsifikuar shifrat dhe për këtë arsye sot Athina ka falimentuar. Këtu në Tiranë, po bëjmë të njëjtën gjë, po falsifikojmë shifrat. Censusi duhet jo vetëm të shpallet i pavlefshëm, por edhe të nisë një hetim ndaj të gjithë atyre që e kanë shtrembëruar”.
Aleanca Kuq e Zi, si një grupim nacionalist, ka sulmuar që në fillim mënyrën se si është kryer regjistrimi i popullsisë. Më parë gjatë javës, në një deklaratë, Aleanca e cilësoi të dështuar regjistrimin, por është hera e parë që kërkohet zyrtarisht shpallja e pavlefshme e censusit. “AK” grumbulloi 25 mijë firma kundër kësaj nisme të qeverisë, por peticioni u shpërfill prej autoriteteve.
Regjistrimi
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi
'Non grata' konsulli Ikonomus
Regjistrimi do të vazhdojë
Facebook Sondazh
A eshte i drejte pretendimi i Aleances Kuq e Zi?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_444'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(444); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama-Blushi, kafe në diell
Duke përfituar edhe nga moti relativisht i përshtatshëm për të konsumuar një kafe në ambient të hapur, lideri opozitës Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me deputetin Ben Blushi, një prej zërave kritikë në gjirin e së majtës. Heqja e TVSH-së së ushqimeve
Në qarkun e Beratit, kryeministri Sali Berisha inauguroi disa investime publike në fshatrat Lapardha dhe Sinjë, nga ku ka folur edhe politikisht duke kundërshtuar propozimet e opozitës për heqjen e TVSH-së në disa artikuj jetik për qytetarët. Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Sheshi "Skënderbej", së shpejti do të hapet për qarkullimin e automjeteve, gjë e cila po pritet me padurim nga të gjithë qytetarët, për shkak të trafikut të kufizuar. Pronat përgjakin tranzicionin
Andrea Stefani - Janë rreth 8 mijë njerëz të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë në këto 20 vjet tranzicion në Shqipëri. Antagonizmi i Malajt dhe PS-ja e Ramës
Mustafa Nano - Është shumë e vërtetë që, në planin e demokracisë së brendshme, PS-ja e sotme nuk është duke jetuar kohët e arta të Fatos Nanos, kur kundërshtarët e kryetarit zbuteshin e shtroheshin nëpërmjet promovimit, gradimit e dhurimit të posteve.
Lajmet kryesore
FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
“Niveli aktual nuk garantoi të ardhura të mjaftueshme”
Gjirokastër, sekuestrohen 147 kg marijuanë
Kontrolli, zbulohen trukimet në gjykata
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"