Aleanca Kuq e Zi Deklarata e OMONIA-s shantazh politik

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot ndaj deklaratave te organizates minoritare OMONIA e cila e cilesoi heqjen e elementit te kombesise nga certifikatat si shkelje te te drejtave te njeriut.
Ne nje deklarate te dites se sotme Aleanca Kuq e Zi e cileson qendrimin e OMONIA-s nje shantazh te hapur politik.
OMONIA te mos kercenoje shtetin kerkesat e bera jane te pabazuara ne ligj. Certifikata e re nuk eshte genocide genocide do te ishte falsifikimi i kombesise qe synonjne ata. Keto certifikata jane te njejta me te Evropes dhe ne to nuk ka asgje te paligjshme. Shteti duhet te reagoje dhe te mos lejoje te cenohet integriteti pasi Shqiperia eshte nje vend sovran deklaruan perfaqesues te AK.
Heqja e kombesise nga certifikatat OMONIA Gjenocid statistikor
GJIROKASTR- Ndryshimi i formatit te certifikatave personale te cilat prej dates 23 maj leshohen nga zyrat e gjendjes civile ka sjelle reagimin e organizates se minoritetit grek OMONIA. Ne nje deklarate heqja e elementit te kombesise vleresohet si shkelje brutale e te drejtave te njeriut dhe kerkohet korrigjimi i menjehershem. Me nje gjuhe te ashper ne kete deklarate akuzohet qeveria shqiptare dhe klasa politike per ate qe eshte cilesuar si gjenocid statistikor.
Jane te shumta pikat e dobeta dhe tendencioziteti ne ceshtjen qe lidhet me proceduren dhe formatin e ri te leshimit te certifikatave nga gjendja civile. Bashkimi Demokratik i Minoritetit Entik Grek OMONIA pasi e shqyrtoi ceshtjen e denoncon publikisht perderisa kjo eshte tejet ligjore dhe e mbeshtetur ne Kushtetuten e Shqiperise ne ligjshmerine e brendshme ate europiane dhe boterore dhe kerkon me kembengulje qe shteti shqiptar ta korrigjoje ne menyre te menjehershme.
Edhe njehere tjeter theksojme se nuk eshte e mundur qe te tolerojme dinakeri anadollake te kesaj natyre me te cilat burokracia dhe klasa politike tentojne gjenocidin statistikor te Minoritetit Entik Grek ne tokat e tij amtare.
Ky akt pa asnje paralajmerim i qeverise shqiptare per te ndryshuar formatin dhe permbajtjen e certifikates se lindjes dhe qe te mos referohet me elementi i kombesise pervecse krijon probleme te shumta te karakterit teknik dhe burokratik konfirmon me fakte se kush jane mentalitetet qe zoterojne ne aparatin shteteror edhe persa i perket ceshtjes se regjistrimit te popullsise.
Kerkojme anulimin e menjehershem te procedures dhe do te ndermarrim te gjitha hapat dhe mjetet ligjore ne menyre qe ky akt edhe te denoncohet edhe te rregullohet procedura e leshimit te certifikatave te lindjes. Elementi i kombesise perben nje argument themelor per theksimin e vecorive te nje minoriteti dhe per ne perben nje te drejte te dhene.
Nuk eshte e mundur qe ndersa presim avancimin e nje sere ceshtjesh dhe problematikash te tjera qe lidhen me te drejtat e Minoritetit Etnik Grek ne trojet e tij amtare te kemi prapakthime te tjera te rrezikshme thuhet nder te tjera ne kete reagim.