KQZ shtyn për të hënën në orën 09.30, ankimimin e PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për vlerësimin dhe numërimin e votave te kontestuara.
Kjo mbledhje tashmë do të marë start sërish ditën e hënë në orën 09.30, ndërsa kjo shtyrje është bërë pasi në shqyrtim do të përfshihen edhe dy kërkesa të Partisë Socialiste për Tiranën.
Kërkesa e Partisë Socialiste ka po të njëjtën përmbajtje me atë të Partisë Demokratike, për ndryshimin e tabelës së rezultateve.